pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-03-13t170402.445.png

Fitoi disa çmime në karate, flet Janina Dardhishta: Motiv e kam mamin, ishte kampione në vitet e 90-ta

DORA VETË

March 13th, 2024

Janina Dardhishta është karateiste e re në moshë por që ka fituar shumë çmime. Ky sport jo aq i zakonshëm për vajzat në Ballkan e kishte tërhequr atë që në fëmijëri, marrë parasysh faktin që nëna e saj ka qenë kampione shtetërore dhe evropiane e karatesë në vitet e 90-ta.

Nëna i 'trashëgoi' Janinës dhe vëllaut të saj binjak guximin dhe dëshirën për këtë sport.

“Unë dhe vëllai im binjak, Joni, si fëmijë, kemi provuar disa sporte të ndryshme si tenisi, futbolli, noti e basketbolli por në fund veten e gjetëm në karate, ndoshta nga natyra luftarake dhe energjia që e kishim”, thotë Janina.

Jo vetëm nëna, Janina përditë ndjehet e motivuar që të ushtrojë këtë sport pasi çdo herë që ajo ushtron, në sallë për ta mbështetur ndodhen tezja dhe daja.

Në vitin që lamë pas, Dardhishta u zgjodh e treta në top treshen e karateisteve më të mira të kategorisë Kumite (lufta) nga grup mosha vajzat juniorë +66 kilogram.

“Të them të drejtën, ky çmim ka qenë i pritshëm sepse çdo vit shpërblehem me çmime të ndryshme nëpër turne shtetërorë por edhe rajonal, çmime si “Sportistja më e mirë e vitit” ose “Sportistja më e mirë e turneut”. Pres edhe shumë të tjera, duke u bazuar në përkushtimin maksimal që e jap”, thotë Dardhishta.

Ajo thotë se investimi për sportistët në vend nuk është asnjëherë i mjaftueshëm në krahasim me atë se sa meritojnë ata.

“Sepse ne jemi ambasadorët më të mirë kombit dhe shtetit. Në shtetin tonë, karateja është mjaft e zhvilluar, ka dhjetëra klube në mbarë Maqedoninë nga gati se të gjitha nacionalitetet mirëpo vetëdija e përkrahjes nuk është në nivel të kënaqshëm. Vet klubi ynë, klubi “Forca”, nuk qëndron në këmbë të çelikta në këtë aspekt dhe ne nuk e ngarkojmë me financim”, thekson Janina.

Janina inkurajon të rinjtë që të merren sa më shumë me sport dhe me nxënien e dijes. “Le të jetë “tatami” tempulli i harxhimit të energjisë rinore që na vlon përbrenda”, përfundoi ajo.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia