pink-minimalist-gynecologist-logo-(81).png

Aktrimi për vajzat nuk është më 'tabu', Sabina M.Asllanaj thotë se kjo mendësi i takon të kaluarës

DORA VETË

December 6th, 2023

Sabina Memishi Asllanaj është një ndër aktoret e reja më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut. Profesion ky, i cili në vendin tonë për fat të keq ende konsiderohet si ‘tabu’ për shumë vajza dhe gra. Por jo në këtë rast, Memishi Asllanaj e filloi këtë intervistë me gazetarin e Mollëkuqja duke i treguar për mbështetjen që ajo ka pasur gjithmonë nga familja në rrugëtimin e saj artistik.

“Jam shumë me fat që nuk kam pasur ndalesa nga familja për sa i përket profesionit të aktrimit, gjithmonë e kam pasur përkrahjen e atyre” tha Sabina Memishi Asllanaj, e pyetur nëse ka hasur në vështirësi për shkak të profesionit që kishte zgjedhur.

Memishi Asllanaj konsideron se pjesa më e madhe e paragjykimeve dhe stereotipave sa i përket këtij profesioni, përkatësisht aktrimit, kanë ngelur në të kaluarën. Ajo shtoi se aktualisht ka shumë të rinj e të reja që e punojnë këtë profesion në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Nuk mendoj që është tabu siç ka qenë më parë pasi kohërat kanë ndryshuar. Ne si gjeneratë e re që jemi në teatër djem e vajza japim shumë shpirt edhe e duam punën që e bëjmë, edhe ato rolet që i jetojmë në skenë mundohemi në mënyrë dinjitoze ti paraqesim”, tha Sabina.

Paragjykimet tha ajo, i ka tejkaluar “me punë, gjithmonë me më shumë punë”. Siç thotë, diskriminimi që ju ndodhë artistëve s’ka gjini, të gjithë janë të diskriminuar pasi ka mungesë të madhe në film dhe seriale të mirëfillta.

Ajo ka marrë pjesë në shumë role në teatër dhe film thotë se vlerësimi i publikut s’ka munguar asnjëherë.

Çdoherë kam marrë feedback të mrekullueshëm dhe mbresëlënës. Jam përpjekur përmes personazheve të nxjerr dhimbjen, lumturinë, sakrificën e një vajze, adoleshenteje, nëne, prandaj besoj se puna e sinqertë dhe qëllim mirë shpërblehet”, tregon Sabina.

Në skenë jemi njerëz dhe paraqesim copëza jete dhe publiku atë e percepton, përkushtimin dhe sinqeritetin”, shtoi Memishi Asllanaj.

E për të gjithë djemtë dhe vajzat e reja që duan t’i futen këtij profesioni dhe një ditë të prekin skenën e teatrit dhe filmit, Sabina ka një mesazh.

“Vajzat edhe djemtë nuk duhet ti hyjnë këtij profesioni me mentalitet të viktimës, po me dituri qe duhet me dhënë sakrifica edhe me mbrojt integritetin e vet si artiste/artist.”

Ajo përfundoi këtë intervistë në Mollëkuqja duke thënë se suksesi vjen vetëm nëse edukohesh sa duhet dhe mos i frikësohesh punës.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia