black-&-white-aesthetic-modern-fashion-photo-collage-instagram-post-(1440--550-px)-(1).png

Vjollcë Berisha në "Llafe Grash": Burrat pozitën e grave në shoqëri e barazojnë vetëm me riprodhimin

SEKSIZËM

January 10th, 2024

Vjollcë Berisha, Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e ftuar në emisionin "Llafe grash" theksoi se burrat pozitën e grave në shoqëri e barazojnë vetëm me riprodhimin.

"Në ato qendrat e ndërdijes të botës mashkullore, nga pasojat e mizogjenisë, të luftës ndaj gjinisë tjetër, burrat pozitën tënde shoqërore e barazojnë vetëm me riprodhimin, dmth vlera jote shoqërore fillon dhe mbaron te riprodhimi, që deklarativisht nuk thuhet por ndjehet. Dhe kjo shpesh në të gjitha sferat e jetës e problematizon çështjen", thekson ajo.

Edhe në politikë, sipas saj, ku ka luftëra shumë të ashpra midis individësh: burrat luftojnë brenda llojit, gratë brenda llojit, dhe pastaj të dy palët mes vete. Ata mjaft që kanë probleme mes vete, thotë ajo, dhe kur implikohen edhe gratë, atëherë më ngatërrohet hesapi.

"Unë e shoh më shumë një luftë brenda njerëzore, brenda njerëzve që kanë ambicie karriere të sëmurë ndoshta dhe përpiqen secilit të ja zënë rrugën. Pastaj aty, natyrisht, gratë janë dëmi kolateral, për shkak se ato nuk shtyhen shumë", thekson Berisha.

Në politikë, sipas saj, ka shumë gra që duan të marrin pjesë dhe marrin pjesë, organizohen në forume grash, në forume rinore, brenda partive...por sipas Berishës tanimë ka ardhur koha të dalim nga faza e sasisë.

"Më duhet gratë e duhura në vendin e duhur", theksoj ajo.

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi”. Ajo është gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Rita ka moderuar emisionin "Pasdite me Alsat" në Televizionin Kombëtar "Alsat". Ajo është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia