Untitled-(1440-x-550-px).png

Analisti Rafajllovski me shembuj ofendues dhe seksist tenton "të sqarojë" krizën energjetike në RMV

SEKSIZËM

November 8th, 2021

Pandëshkueshmëria e gjuhës seksiste dhe diskriminuese mban të “gjallë” këtë fenomen në Maqedoninë e Veriut ndërkaq problemi bëhet më i madh kur kjo e fundit përdoret nga profesorët universitar.

Në një diskutim për krizën energjetike në vend në “Utrinski Brifing” këshilltari financiar dhe profesori Goran Rafajllovski duke analizuar situatën në vend përdori një proverbë e cila përmban gjuhë seksiste, ofenduese dhe diskriminuese ndaj grave, edhe atë:

“Ekziston një fjalë e urtë e vjetër arabe e cila thotë se kur ju merrni një grua që ka qenë më përpara e martuar, në këtë rast njëra parti merr shtetin nga partia tjetër, ajo mund të jetë pak shtatzënë ose më shumë shtatzënë, dhe të ketë edhe disa fëmijë tjerë mënjanë. Kështu që në këtë situatë nuk keni të drejtë të ankoheni se në çfarë gjendje do e gjeni arkën apo thesarin e shtetit”

Goran Rafajllovski

"Mollëkuqja" vë në shprehje edhe njëherë që Maqedonia e Veriut sipas kushtetutës është shtet demokratik i cili sipas çdo ligji nacional edhe ndërkombëtar, respekton liritë dhe të drejtat e njeriut. Andaj, proverbat e tilla duke marrë për shembull një shtet si Arabia Saudite nuk mund të përdoren në rrethanat tona sepse mund të jenë të dëmshme.

Në momentin kur një gjuhë e tillë shfaqet në media dhe përdoret nga persona të cilët mund të kenë ndikim, ajo më nuk është vetëm gjuhë e urrejtjes apo diskriminuese por ekziston rreziku që të nxit urrejtje, dhunë si dhe të normalizojë një gjuhë të tillë, marrë parasysh që një ndër funksionet që ka media është edukimi i masës .

“Mollëkuqja” dënon ashpër gjuhën e përdorur nga analisti Goran Rafajllovski dhe kërkon nga organet kompetente të marrin masa për gjuhën e tillë ofenduese dhe diskriminuese që është përdorur nga i njëjti.

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për tre vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink dhe Vistinomer.mk, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai aktualisht është gazetar në televizionin nacional Alsat M dhe njëkohësisht bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.