April 13th, 2024
Qytetarët e Turqisë kanë numrin më të madh të partnerëve seksualë gjatë jetës së tyre, në një mesatare prej 14 partnerësh seksual. Këtë e tregojnë të dhënat e një raporti të World Population Review që përmban të dhëna për 46 shtete. Në raport nuk ka të dhëna për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën.
Banorët e Islandës, Zelandës së Re dhe Australisë janë të radhitura pas Turqisë me mesatare prej 13 partnerësh seksual.
Shumica e individëve kanë partnerë të shumtë seksualë gjatë jetës së tyre, me anketa që tregojnë një mesatare globale prej nëntë partnerësh seksualë gjatë jetës së një personi.
Numri mesatar i partnerëve seksualë mund të ndryshojë ndjeshëm nga vendi në vend, pasi normat kulturore mund të kenë ndikim të rëndësishëm në numrin e njerëzve me të cilët dikush kryen marrëdhënie seksuale.
Ka edhe vende në të cilat njerëzit priren të kenë shumë më pak partnerë seksualë sesa mesatarja globale. Kjo është zakonisht për shkak të preferencave shoqërore ose kulturore për të abstenuar nga seksi paramartesor.
Për shembull në fund të listës janë India, ku një person mesatarisht ka tre partnerë seksualë gjatë rrjedhës së jetës së tij ose të saj. Njerëzit që jetojnë në Hong Kong, Vietnam dhe Kinë priren të kenë më pak se katër partnerë seksualë gjatë jetës së tyre.
Raporti tregon se mosha në të cilën dikush humbet virgjërinë e tij ose saj mund të ndikojë gjithashtu në numrin e partnerëve seksualë që ai ose ajo ka.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia