December 15th, 2023
Jam e lumtur që mami im vdiq (I’m glad my mom died – Jannette McCurdy) është titulli sy tërheqes nga autorja dhe aktorja e njohur nga seriali për femijë “iCarly”, Jannete McCurdy.
Jannette, tani 31 vjecare, sheh pas jetën e saj pas ndërrimit te jetës së nënës së saj, duke reflektuar mbi karieren si aktore e mitur si dhe jetën e saj personale, me theks në raportin mes saj dhe të ëmës.Ky libër autobiografik eshte një formë përpjekje e autores për ti dhënë një radhitje kronologjike rrethanave dhe ngjarjeve më të rrëndësishme të jetës së saj ne atë forme qe ti jep kuptim vuajtjes dhe dhimbjes.
McCurdy kishte kapërcier shumë trauma gjatë jetës së saj për shkak të nënës dhe dëshirave të panumërta të saj dhe të paarsyeshme. Në këtë libër, ajo flet hapur për abuzimin që e ka përjetuar nga nëna e saj e ndjerë duke e detyruar atë të bëhet dikush që ajo realisht asnjëherë nuk ka dashur të jetë.
Libri eshte nje rëfim mbi vuajtjet shpirtërore dhe manifestimet e ndryshme neurotike si pasoje e se njejtës, duke filluar nga anksioziteti I vazhdueshëm qe Jannet e kishte ndjerë që në moshën gjashtë vjecare deri tek format e ndryshme të mekanizmave kompenzator e defensiv të dëmshem që ajo I kishte mjeshtëruar gjatë viteve si anoreksia, bulimia, alkoholizmi dhe marëdhëniet seksuale të pakontrolluara.
Në mënyrë retrogarde që nga mosha shumë e mitur Jannete kishte ndjere trysnine enorme që e ema e saj e kishte lëshuar mbi shpatullat e saja te vockla.
E ëma kishte insituar qe Jannete duhej të ishte e famshme, gjithmonë e bukur, gjithmonë më e mire se tjerat. Ajo duhej të ishte e shkëlqyeshme dhe e pa krahasueshme dhe në këtë formë të mbigarkohej me aktivitete të ndryshme si vallëzimi, aktrimi, këndimi, të mbahej në formë duke e vendosur në një dijetë strikte që në moshën 11 vjeçare.
E ëma thellësisht kishte vendosur të gjithë obligimin e përfitimit familjar (të një familjeje shtatë antarëshe) tek nje vogëlushe, duke ja rëmbyer fëmijërinë, zhvillimin, edukimin dhe arsimimin.
Jannete nga ana tjetër duke qenë e manipular nga një nënë narcizoide, vazhdimisht e kishte adhuruar nënën e saj, duke ju nënshtruar me frikë dhe me mirësi çdo kërkese, deri sa trupi dhe shpirti i saj tha ‘mjaft më’.
Ky libër është edhe një lloj vëzhgimi të një raporti të fraksionuar nënë – bijë dhe një përpjekeje e Jannete që të ja falte asaj, dhe të ja falte vetës për vitet e humbura.
Në qoftë se ju intereson për të lexuar më shumë për këtë aktore të guximshme e cila e theu imazhin e jetës “perfekte” të një aktore të famshme dhe na dha një dritare në prapavaijën e “shkëlqimit” hollywoodian si dhe një përshkrim të një përjetimi të ndjerë te tradhëtisë emocionale nga e ëma e saj (njeriut që supozohej ti ketë dashur me të mirën e saj, gjithmonë) atëher ky libër është për ju.
Rrezearta Elezi ka kryer studimet për shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës. Ajo është mjeke, specijalizante e Endokrinologjisë, asistente e patologjisë pranë Fakultetit Shkencor të mjekësise si dhe lexuese avide, filmofile dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht ushtron profesionin e mjekësisë pranë klinikës së Tetovës.
TË NDRYSHME
“Të fortët” edhe gra, Danimarka po bën përpjekje për barazi gjinore në ushtri
Fisnik Xhelili
16/03/2024
Djemtë e Gen Z besojnë se feminizmi është i dëmshëm, e kanë mësuar nga interneti
Fisnik Xhelili
16/08/2024
Dështimi për të investuar në gratë dhe barazinë gjinore faturohet me 10 trili...
Fisnik Xhelili
01/10/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia