books-background-simple-colorful-phone-wallpaper.png

"Nderi" i Elif Shafak, temë diskutimi në takimin e përmuajshëm të "Mollëkuqja"

CEO

January 31st, 2024

Romani "Nderi" i Elif Shafak u diskutua mbrëmjen e djeshme në një takim të përmuajshëm të librit, me organizim të "Mollëkuqja" dhe "Klubi i Librit Shkup". 

“Nderi” i Elif Shafak gërmon në shtresat e ndërlikuara të dinamikës së familjes, identitetit kulturor dhe kërkimit të lirisë individuale në sfondin e shoqërive turke dhe kurde. Romani ndjek jetën e ndërthurur të dy motrave, Pembes dhe Xhemiles, teksa lundrojnë në kompleksitetin e dashurisë, traditës dhe sakrificës.

Gjatë takimit u diskutua mbi fenomene të ndryshme të cilat gjithashtu i shohim edhe në shoqërinë tonë si: femicidi, patriarkati, standardet e dyfishta, tradita dhe paragjykimet. Theks i veçantë gjatë diskutimit ju vendos koncepteve “nder” dhe “moral”, koncepte këto të cilat në shoqërinë tonë, por edhe më gjerë, konsiderohen absolute dhe portretizohen varësisht preferencave të patriarkatit.

Ky projekt i "Mollëkuqja" ka për qëllim nxitjen e leximit të librave të autoreve gra, duke dashur që të nxis dashurinë për librat dhe leximin, por edhe të mbështesë gratë në letërsi. 

Era Gjakova

Era Gjakova

Era Gjakova është studente e ciklit të dytë të studimeve në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Aktualisht punon si moderatore e emisionit të mëngjesit "Ditë e Re" në televizionin Alsat M. Ajo është aktive në shoqërinë civile në fushën e të drejtave të barabarta mes gjinive, dhunës në familje dhe medias.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia