DSC02986.JPG

Mollëkuqja: Vajzat t'i raportojnë mesazhet ngacmuese që pranojnë në rrjete sociale

CEO

October 26th, 2021

Sheshi i Gostivarit u mbush me mesazhet më të shpeshta ngacmuese të cilat vajzat e reja i marrin për çdo ditë. Këto mesazhe u ekspozuan në qendër të Gostivarit në ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh” e cila u realizua në kuadër të fushatës “Seen” nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”. 

Zhvillimi i teknologjisë ka rritur ndjeshëm edhe ngacmimet seksuale të cilat ndodhin në internet, si pasojë e kësaj, shumë vajza për çdo ditë përballen me mesazhe dhe përmbajtje të padëshiruara në profilet e tyre. Për këtë, “Mollëkuqja” nëpërmjet ekspozitës, shfaqi në qendër disa nga mesazhet më të shpeshta ngacmuese, të cilat vajzat i marrin vazhdimisht. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që qytetarët të njoftohen më afër me këtë fenomen, të rritet vetëdija e tyre dhe këto raste mos të kalojnë në heshtje por të raportohen.

Rita Behadini, kryetare e "Mollëkuqja" tha se ajo çfarë kanë dashur të shfaqin janë mesazhet që vajza pranojnë në rrjete sociale, mesazhet ngacmuese që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, kërcënime ose ofendime

Një ndër veprimet për parandalimin e këtij fenomeni është raportimi i këtyre mesazheve, andaj nga Mollëkuqja bëjnë thirrje që të njëjtat mos të injorohen.

"Qëllimi jonë kryesor që ne duam të arrijmë me këtë ekspozitë por edhe me projektin në përgjithësi është që të motivojmë vajzat dhe gratë si dhe t'i fuqizojmë që këto mesazhe t'i raportojnë." tha Rita Behadini.

Mollëkuqja” realizoi një hulumtim me 208 vajza nga Tetova dhe Gostivari, ku si rezultat 65.8% e vajzave të anketuara thanë se kanë marrë mesazhe nga djem ose burra që përmbajnë forma të ndryshme të ngacmimit seksual, gjuhë të urrejtjes, kërcënime dhe ofendime. 32.2% e tyre pranojnë se nuk kanë marrë përmbajtje të tilla në rrjetet sociale. 1.9% preferuan mos ta thonë. Për të parë rezultatet e plota të anketës, klikoni KËTU.

Ndryshe, Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, në kuadër të fushatës “SEEN” vazhdon me organizimin e aktivitete për ngritjen e vetëdijes dhe informimin e vajzave dhe grave. Kjo fushatë ka për qëllim fuqizimin e grave për t’i raportuar mesazhet që të njëjtat pranojnë online, e që janë ngacmuese, ofenduese, kërcënuese apo përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia