August 29th, 2022
Këtë vit nuk do të miratohet Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës, me të cilin pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj në vend të 9. Edhe pse ish-ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, paralajmëroi se ligji do të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2022 , pavarësisht rritjes së lejes së lehonisë për nënat, ligji do t’i lejojë baballarët të përdorin 10 ditë leje për lindjen e fëmijës.
Burimi: SakamDaKazam (SDK).
Mirëpo, nuk ka asnjë njoftim nga miratimi dhe zbatimi i dispozitave dhe përfitimeve të reja për prindërit, sepse zbatimi i ligjit është shtyrë prej dy vitesh dhe është ende në grupe pune, pra teksti nuk është përgatitur.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se procesi i përgatitjes dhe miratimit të ligjit është ngadalësuar për shkak të pandemisë Covid-19.
Gjatë pandemisë Covid-19, procesi i përgatitjes u ngadalësua, takimet lidhur me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës në përgjithësi u mbajtën online dhe ishin në numër më të madh. Pas lehtësimit të masave kufizuese, u organizuan katër takime shumëditore në të cilat morën pjesë përfaqësues nga të gjithë partnerët socialë. Përgatitja e tekstit të ri të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës është në fazën përfundimtare dhe procesi është ende plotësisht gjithëpërfshirës, siç ishte në fillim. Njëkohësisht, përfaqësuesit e sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, harmonizojnë pikëpamjet për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për punëtorët dhe punëdhënësit
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga atje shtojnë se draft-versioni i Ligjit do të jetë gati këtë vjeshtë, pas së cilës do të zhvillohen dëgjime publike në disa qarqe të vendit. Më pas ligji do të hyjë në procedurë qeveritare dhe më pas do të kalojë për miratim në Kuvend.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Të përdorësh artin si armë në "luftën" me patriarkatin, flet për Mollëkuqja E...
Fisnik Xhelili
26/12/2023
Besa dhe Justina Shkupi, kush ishin dhe si i portretizoi Petro Marko heroinat...
Besarta Ramadani
29/09/2023
Kompania ajrore ukrainase ndryshoi kodin e veshjes, stjuardesat mund të veshi...
Rita Behadini
05/10/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia