untitled-design-(55)-1674646728.png

Në "Termini im" do të futet rubrika "Shëndeti i grave", të gjitha ekzaminimet e grave në një vend

FEMINISTING

January 25th, 2023

Në sistemin kombëtar shëndetësor "Termini im" do të futet rubrika "Shëndeti i grave", ku do të futen të gjitha raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, eko e gjirit si dhe mamografia.

Kjo u bë e ditur dje nga kryetari i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut, doktor Goran Dimitrov.

Me kërkesën tonë në dosjen elektronike të pacientes do t’i shtohet seksion i veçantë i quajtur “Shëndeti i gruas”, ku mjeku që e ekzaminon pacientin mund të shohë në një vend raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, ekzaminimet e gjirit, eko dhe mamografi”

Goran Dimitrov

Mjekët dje me rastin e Javës kundër kancerit të qafës së mitrës thanë se sipas të dhënave të viteve të fundit nga 100 mijë gra në vit, 20-21 sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, që është përqindje e lartë.

Ndërgjegjësimi i publikut për vaksinim ndaj HPV-së te vajzat dhe gratë është më se i nevojshëm sipas mjekëve. Ndërsa profesoresha Aleksandra Grozdanovska theksoi se ka shumë dezinformata në lidhje me këto vaksina.

Burimi: SDK

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia