February 13th, 2024
Çfarë qëndron prapa idesë së “energjisë femërore”, e cila ditë e më shumë po përqafohet nga krijuesit e ndryshëm të rrjeteve të ndryshme sociale? Ky lloj i mendësisë ka të bëj me një grua të butë, me trajta socialisht të njohura si “feminine”, një grua nutritive, shtëpiake e përkushtuar, roli kryesor i së cilës është të përkujdeset për fëmijët dhe partnerin e saj.
Krijuesit të cilët mbështesin dhe promovojnë këtë lloj të jetesës shkojnë aq larg me bindjet e tyre duke sjellë shembuj prej historisë, sigurisht me inspirime të ndryshme religjioze madje dhe biologjike për të mbështetur idenë e tyre dhe thelbi i ideologjisë qëndron në atë që gruaja është krijuar nga natyra "e butë" dhe "nutritive" dhe i thërrasin gratë që t'i lëshohen kësaj energjie dhe të lejojnë të jenë të përkujdesura dhe financiarisht të mbështetura, madje një grup prej tyre shkojnë aq larg sa për të ri përforcuar rolet shoqërore që tani më është bërë luftë historike e sociale që të sfidohen dhe të ndryshojnë.
Në një kohë tranzicionale me rritjen e mundësive për edukim dhe për shkollim të vajzave dhe grave, si dhe integrimin e të tyre në punë si dhe ne pozita e funksione të ndryshme, vijnë në pah diskutime të të shumta, kryesisht rreth obligimeve më "tradicionale femërore" siç është përkujdesja e shtëpisë dhe për anëtarët tjerë të familjes.
Me qenë se marrëveshja e fshehur mes palëve ka qene dhe vazhdon të jetë, që obligimi i njëjtë fillimisht i takon gruas, përfshirë këtu së bashku me obligimet e detyrueshme në vendin e punës, atëherë ngelet më se e qartë se një pozitë e tillë absurde ngelet e pa dëshirueshme dhe e pamundur për realizim, dhe kështu në vend që biseda të zhvillohet në drejtimin e ndarjes së obligimeve të njëjta, e cila do të kërkonte marrjen e përgjegjësisë nga ana e partnerit, biseda zhvillohet nga aspekti i rikthimit në një pikë të historisë shumë të palakmueshme për gruan, ku guraja deri vonë, në vitin 1960, ne Evropë më saktë nuk kishte as të drejtë vote.
Te dashura vajza, gra, energjia "femërore" është koncept socialisht i krijuar si çdo tjetër, dhe kuptimi i te njëjtës mundet te jete çfarëdo energjie qe ti ke, sepse fundi i fundit ti je gruaja, ashtu qe të mos kufizohemi prej koncepteve te krijuara për ne nga një lëvizje sociale.
E dyta, mundësia për përfitim social është e barabartë me pavarësinë financiare, e cila është e drejtë njerëzore që fillimisht të përmbush shpirtërisht dhe pastaj, me raste, edhe të shpëton jetën, nga duart e ndonjë tirani.
Në vend që kjo bisedë të zhvillohet për qëllime individuale, për arritje personale dhe për përmbushje shpirtërore në punën që e bëjmë në përditshmëri, të sfidojmë aftësinë dhe kapacitetin intelektual, ne po marrim shumë hapa mbrapa duke i lejuar edhe njëherë meshkujt të gëzojnë liri ndaj obligimeve me fëmijët si dhe obligimeve shtëpiake.
Energjia femërore, është ajo forcë e pa epshme për tu parë si një individ në vete me qëllime, pavarësi financiare, pavarësi personale, për tu ndjerë anëtar i denjë i shoqërisë si dhe kontribuues i zellshëm për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, dhe sigurisht se kjo ndonjëherë mundet të duket si larje dhe hekurosje e rrobave, por gjithsesi duhet të jete zgjidhje e jotja dhe jo obligim as nga natyra, as i shoqërisë dhe sidomos jo i të ashtuquajturës “energji femërore”.
Rrezearta Elezi ka kryer studimet për shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës. Ajo është mjeke, specijalizante e Endokrinologjisë, asistente e patologjisë pranë Fakultetit Shkencor të mjekësise si dhe lexuese avide, filmofile dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht ushtron profesionin e mjekësisë pranë klinikës së Tetovës.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia