November 10th, 2023
Përkundër rrezikshmërisë të lartë të virusit HPV, i cili shkakton edhe kancer të qafës së mitrës, shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut refuzojnë të vaksinohen kundër HPV-së, edhe pse kjo vaksinë është e qasshme në Maqedoninë e Veriut. Për këtë vaksinë ekzistojnë dezinformata të shumta, një nga to është pretendimi se ndikon në aftësitë riprodhuese të grave.
Më e reja me kancer të qafës së mitrës në vend është vetëm 14 vjeçe. Përkundër kësaj, shumë dezinformata qarkullojnë në rrjetet-sociale në lidhje me vaksinën kundër HPV-së, që aktualisht, është arma e vetme që kemi aktualisht për parandalim të kancerit të qafës së mitrës.
Se këto dezinformata shkaktojnë dëm të madh dhe i bënin prindërit që mos t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, e thotë edhe kryetarja e Komisionit të Imunizimit, Aleksandra Grozdanova. Ajo shtoi se shumë gra që e kanë kaluar betejën me kancerin e qafës së mitrës janë të parat që marrin vajzat dhe mbesat e tyre për vaksinim.
Përkundrazi, reduktimi i aftësisë riprodhuese vërehet pikërisht në ato çifte në të cilat infeksioni HPV ishte prezent për një kohë më të gjatë. Vaksina nuk është e re, ka më shumë se njëzet vjet përvojë. Është e pranishme në 156 shtete të zhvilluara të botës në të cilat madje është në kalendarin e rregullt për imunizim
Aleksandra Grozdanova
Goran Dimitrov, nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë thekson se shumica e kancerëve shkaktohen nga HPV.
“33 përqind e aborteve ndodhin sepse sperma e mashkullit është e infektuar me HPV. Nga ana tjetër, në 15 vitet e fundit, ADN-ja e HPV-së është zbuluar në një numër në rritje të disa kancereve të kokës dhe qafës tek meshkujt. Ndryshe, 99.8 përqind e kancerit shkaktohet nga HPV. Ndjekim një periudhë të shfaqjes së parakancerit, përkatësisht CIN, ndërsa duhen vite që të shfaqet kanceri invaziv”, tha Dimitrov
Ai ndër të tjera theksoi se pacientja më e re që ai ka hasur me kancer të qafës së mitrës është 14-vjeçare e cila kishte diabet juvenil, që është një nga faktorët e rrezikut për përparimin e sëmundjes.
"Kufiri i moshës për parakancer është në rënie, ishte 33 vjet, por ka tendencë uljeje. Dy rastet e fundit që kam pasur me paciente vajza nuk kanë bërë asnjëherë Pap test. Për këtë arsye ne po avokojmë që të bëhet testi për HPV." tha Dimitrov.
Në Maqedoninë e Veriut vaksina është falas dhe u dedikohet vajzave nga mosha 12 deri në 19 vjet ndërsa nga viti i ardhshëm këtë mundësi do të mund ta shfrytëzojnë edhe djemtë. Nga kjo vaksinë, vajzat në moshën 15 vjeçare marrin 3 doza dhe fëmijët më të vegjël marrin 2 doza. Efektiviteti i vaksinës fillon një vit pas marrjes së dozës së fundit.
Prindërit të mos presin që një ditë fëmijët t’u thonë: “Pse nuk më keni vaksinuar kundër kësaj sëmundje, kur e dinit se kishte mbrojtje kundër saj?
Aleksandra Grozdanova
Numri i të vaksinuarve kundër HPV-së në vend mbetet i ulët. Sipas të dhënave, në vitin 2022 vetëm , 52.5 përqind e vajzave dhe grave janë vaksinuar kundër HPV. Megjithatë, vaksinimi është më i lartë se vitin 2021, kur 35 përqind e vajzave ishin vaksinuar.
Pas kancerit të gjirit, kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë për nga numri i të prekurve te gratë e moshës 15 deri në 45 vjeç. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit te gratë, kurse më shumë se 95 përqind e rasteve shkaktohen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
"Vetë e ka lyp" - gratë sulmohen seksualisht, institucionet me kulturë të faj...
Fisnik Xhelili
30/04/2023
Skandal në Tetovë: Anesteziologu V.D ka xhiruar për "Tik-Tok" pacientet në Gj...
Ardit Ramadani
14/04/2023
Gjykohet se me kërcënim mundësoi të përdhunohet vazhdimisht një e mitur, Gjyk...
Ardit Ramadani
18/12/2023
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia