June 23rd, 2023
Në Shkup nesër (e shtunë) do të marshohet për të drejta të barabarta për komunitetin LGBTQ+. Kjo është parada e katërt në Maqedoninë e Veriut që organizohet nga Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Nën slloganin “të zëshëm dhe krenarë” parada e krenarisë do të fillojë me mbledhjen e pjesëmarrësve nga ora 17:00 në parkun “Gruaja-luftëtare” e cila ndodhet përballë Kuvendit të RMV-së ndërsa në ora 19:00, pasi të thuhen fjalimet e shkurtra, do të marshohet nëpër rrugët e Shkupit, të shoqëruar me muzikë nga këngëtarë dhe DJ.
Skopje Pride, si në vitet e kaluara, do të ofrojë një program të pasur kulturor dhe argëtues, me performanca muzikore live, performanca nga drag queens nga vendi dhe rajoni dhe DJ. Programi në stadiumin e ARM-së në Parkun e qytetit do të fillojë në ora 20:30 dhe do të zgjasë deri në orën 01:00”
thuhet në njoftimin e organitatorëve.
Komuniteti i Lesbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve dhe Transgjinorëve (LGBTQ+) përmes këtij marshimi do të tentojë të ngrisë vetëdijen te populli se ata janë në mesin tonë, ekzistojnë dhe ne duhet t’i respektojmë ashtu siç janë.
Nga parku “Gruaja-luftëtare” në rrugën Dimitrie Çupovski përmes Rekordit – rruga Dame Gruev dhe Bulevardit VMRO deri në udhëkryqin para urës Goce Dellçev – Bulevardi Ilindenska pranë Qeverisë së RMV – rruga Leninova pranë Stadiumi Toshe Proeski – destinacioni i final Stadiumi i ARM-së
Meqë do të ketë shumë ecje, organizatorët rekomandojnë që të merrni me vete këpucë të rehatshmë, ujë dhe krem kundër diellit ndërsa ndalohet sjellja e sendeve të mprehta dhe prej qelqi, balona, mjete prioteknike dhe armë.
Lexoni më shumë për paradën duke klikuar KËTU.
Mollëkuqja mbështetë plotësisht paradën e krenarisë dhe kërkesat e komunitetit LGBTQ+ për të drejta të barabarta. Kjo është një ndër mënyrat për t’u sensibilizuar me diskriminimin që ky komunitet përballet, për të promovuar tolerancën dhe diversitetin si dhe ndërtimin e një shoqërie ku të gjithë do të ndjeheshin rehat të dashurojnë, pa u kufizuar.
Tags:
lgbtTË NDRYSHME
65 për qind e grave nuk janë të pregatitura për menopauzë, ju nevojitet mbështetje në atë periudhë stresuese, thonë gjinekologët
Nga sfidat për t’u shpëtuar plumbave, në sfidat për t’i shërbyer të vërtetës: një histori e pathënë lufte
Është bllokuar përkohësisht zbatimi i Ligjit të Abortit në Teksas