February 15th, 2024
Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” në kuadër të portalit www.mollekuqja.mk shpall thirrje për 15 persona për prodhimin e produkteve mediatike që shpërfaqin dhe sensibilizojnë masën për çështjet e barazisë gjinore dhe edukimit seksual në Maqedoninë e Veriut.
Kandidatët të dërgojnë propozimet e tyre për tema të cilat shpërfaqin pa-barazinë gjinore në të gjitha fushat e jetës, promovojnë mundësi të barabarta, ndërgjegjësojnë mbi rëndësinë e edukimit seksual si dhe trajtojnë tema që kanë të bëjnë me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shpërfaqin mos-funksionimin e shtetit në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për gratë viktima të të gjitha llojeve të dhunës, trajtojn; dhunën ndaj grave, femicidit dhe seksizmin në të gjitha sferat e jetës si dhe tema tjera të ngjashme që ndërlidhen me barazinë gjinore.
Për të aplikuar, dërgojeni CV tuaj bashkë me propozim-artikullin në info@mollekuqja.mk duke u përgjigjur në këto katër pyetje për temën që dëshironi ta trajtoni, edhe atë:
Pse është e rëndësishme të trajtohet kjo temë?
Çka dëshironi t’i tregoni lexuesit përmes këtij artikulli?
Si mendoni ta trajtoni temën, kë do ta kontaktoni?
Sa kohë ju duhet për ta trajtuar këtë temë?
Pagesa për çdo artikull të publikuar është 50 Euro bruto. Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të mentorohen nga gazetarë me përvojë gjatë procesit të shkrimit të artikullit. Afati i fundit për aplikim është 1 mars 2024. Të gjitha shkrimet do të publikohen në portalin www.mollekuqja.mk.
Qëllimi ynë është të promovojmë një formë të gazetarisë që përqendrohet ekskluzivisht dhe vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë e punësimit si gazetarë në portalin tonë.
Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen më së voni deri më 10 mars 2024.
Për pyetje shtesë, kontaktojeni kryeredaktorin përgjegjës të portalit ardit@mollekuqja.mk
TË NDRYSHME
Tetovë: Profesoresha Jashari me urdhëra seksist, kërkon të kufizojë veshjen e...
21/02/2022
Mollëkuqja: Vajzat t'i raportojnë mesazhet ngacmuese që pranojnë në rrjete so...
Fisnik Xhelili
26/10/2021
Mollëkuqja: Gazetarët duhet të kenë kujdes si raportojnë për problemet e disk...
Fisnik Xhelili
11/10/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia