March 18th, 2024
Të bombarduar në të gjitha anët nga regjime të lëkurës me origjinë koreane, kineze, japoneze, indiane, tradicionale dhe moderne, me 20 hapa, 1 orë përafërisht para gjumit, dhe një orë tjetër pas zgjimit.
Po dhe këshillat, të mos dalim në diell, të mos qeshim, të mos qajmë, të mos pijmë kafe, as çaj, as lëngje me kashtë, të mos guxojmë të tregojmë as pikën e emocionit. Gjithsesi duhet filluar herët që të kujdesemi e të stër kujdesemi për armikun më të madh..po..rrudhat!
Madje shum herët, që 12 vjeçe. Po dhe të kujdesemi me forma të ndryshme të trajtimeve për fytyrë, që përdorim vet gjakun tonë, të prihemi, të lyejmë fytyrën me plazëm, me gjak, madje dhe të qërojmë një pjesë të mirë të saj me trajtime të ndryshme kimike dhe mekanike.
Nuk mjafton kaq, gjithsesi duhet dhe të trajtomë rrudhat herët, të parandalojmë më mirë thënë, që në moshën 20 vjeçare madje, në 20tshin e hershëm me botoks, me hialuron, me oriz të zier e të pa zier ma zarzavate apo me kos, çfarë do që të jetë vetëm që të mos plakemi.
Tani, si avokate e shëndetit të mirë dhe të vetkujdesjes, është thelbsore dhe qenjësore të tregohemi të mira dhe të dashura me veten, por kjo sdo të thotë që këto trajtime, që sigurisht, kanë pikë shënjestre vajzat e mitura dhe lehtësisht të ndikueshme të ripërforcojnë frikën ndaj plakjes dhe t'ju kushtojnë kënaqësitë e vogla, dhe vet të jetuarit.
Armiku gjithsesi se nuk është plakja, që është një proces natyral, i mirëpritur madje dhe privilegj i mbushur me plot kujtime dhe ëmbëlsi, dhe me plot çaste të ndara e të jetuara, armiku është frika ndaj plakjes, armiku është zhdukja sociale e gruas pas moshës 29 vjeçe, armiku është një shoqëri me centralizim dhe apelim të egos patriakale, që është një ego e paskajshme dhe e pa ngishme.
Vajza të bukura dhe të dashura, rinia është një fuqi që vlera e se cilës kuptohet vetëm pasi humbet, por jo nga mungesa e vijave, po për nga brishtësia dhe besimi në pafundësinë e jetës dhe besimi në atë se çka ajo të ofron. Bukuria e rinisë është mundësia për zbulim të secilit skaj të jetës dhe të vetvetës që të ndërtohet një bagazh me kujtime e mësime që do na ndihmojnë të manovrojmë jetën.
Centralizoni jetën rreth vetës dhe njerëzve që i doni e ju duan, e unë uroj që të keni plot të tillë rreth vetes, do i bëj mirë dhe xhepit tuaj, por dhe do ju mundësojë që të jetoni pa mendimin se duhet të jeni të pranuara nga ata që nuk e pranojnë as veten.
Përqafoni çdo ndryshim, sepse plakja është privilegj!
Rrezearta Elezi ka kryer studimet për shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës. Ajo është mjeke, specijalizante e Endokrinologjisë, asistente e patologjisë pranë Fakultetit Shkencor të mjekësise si dhe lexuese avide, filmofile dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht ushtron profesionin e mjekësisë pranë klinikës së Tetovës.
TË NDRYSHME
Vjollcë Berisha në "Llafe Grash": Edhe gratë kur ju vjen mundësia përpiqen të...
Rita Behadini
12/01/2024
Arbnora Memeti në "Llafe Grash": Si grua je më e pasigurtë në terren
Rita Behadini
27/01/2024
Vaksinat kundër virusit Kovid 19 nuk kanë ndikim negativ në fertilitetin e bu...
Ardit Ramadani
05/09/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia