black-red-elimination-of-violence-against-women-facebook-cover-1709061217.png

"Mollëkuqja" në Tearcë, nxënësit diskutuan krijimtarinë e poetes Lindita Ahmeti

CEO

February 27th, 2024

Qendra për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja" në bashkëpunim me shkollën fillore "Kiril Pejçinoviq" sot në fshatin Tearcë të Tetovës organizuan orë letrare me qëllim promovimin e autoreve gra dhe ngritjen e vetëdijes për ndasinë autoriale gjinore në letërsi.

Gjatë takimit nxënësit prezantuan biografinë e poetes Lindita Ahmeti, poete shqiptare që ka botuar mbi dhjetë vëllime me poezi. Që në vitet e ’90-ta ajo ka përdorur penën për të shprehur atë që shpirti i ka thënë. E lindur në Prizren por e shkolluar në Shkup, ku edhe vazhdon veprimtarinë e saj në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Gjatë takimit u diskutuan disa nga poezitë e shumta të Ahmetit, për të cilat nxënësit gjithashtu shprehen këndvështimin e tyre por edhe mbresat që këto poezi ua kanë lënë. Ky takim u mbyll me leximin e disa poezive të shkruara nga vet nxënësit.

Ky projekt i "Mollëkuqja" ka për qëllim nxitjen e leximit të librave të autoreve gra, duke dashur që të nxis dashurinë për librat dhe leximin, por edhe të mbështesë gratë në letërsi.Orë letrare në shkollën fillore "Kiril Pejçinoviq" në Tearcë

Orë letrare në shkollën fillore

ORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE "KIRIL PEJÇINOVIQ" NË TEARCË

Orë letrare në shkollën fillore

ORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE "KIRIL PEJÇINOVIQ" NË TEARCË

Orë letrare në shkollën fillore

ORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE "KIRIL PEJÇINOVIQ" NË TEARCË

Orë letrare në shkollën fillore

ORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE "KIRIL PEJÇINOVIQ" NË TEARCË

Orë letrare në shkollën fillore

ORË LETRARE NË SHKOLLËN FILLORE "KIRIL PEJÇINOVIQ" NË TEARCË

Era Gjakova

Era Gjakova

Era Gjakova është studente e ciklit të dytë të studimeve në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Aktualisht punon si moderatore e emisionit të mëngjesit "Ditë e Re" në televizionin Alsat M. Ajo është aktive në shoqërinë civile në fushën e të drejtave të barabarta mes gjinive, dhunës në familje dhe medias.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia