Untitled-design-26.png

Tetovë: Profesoresha Jashari me urdhëra seksist, kërkon të kufizojë veshjen e nxënësve ndonëse të njëjtat kanë uniforma

CEO

February 21st, 2022

“Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që përgjegjsja për arsim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber. Kjo porosi ka arritur deri te “Mollëkuqja” përmes burimeve jo zyrtare, me shqetësimin se trupi i vajzave të mitura vazhdon të seksualizohet dhe objektivizohet ende në shkollat tona. Ky urdhër është ende më i pakuptimtë për vetë faktin që vajzat dhe djemtë në këtë gjimnaz paguajnë me para nga xhepi i tyre uniformat që ua mbulojnë plotësisht veshjen. 

 Kjo është porosia e plotë:

“Kolegë ndoshta ju lodha pak por do të keni kujdes pak edhe te veshja e vajzave sepse shoh që disa nuk respektojnë rregullat e veshjes (nuk guxojnë të vijnë me midis cullat e gjoksin jashtë)” Çdo njëra që ju kundërshton do ta udhëzoni te unë që më pastaj t’i thirret prindi!”

Sipas „Mollëkuqja” tendenca për të shtuar kontrollin mbi veshjen e nxënësve konsiderohet si tendencë për të pasur kontroll absolut mbi trupin e tyre dhe është diskriminuese sepse ju referohet vetëm vajzave. Kjo porosi i bën vajzat të besojnë se diçka nuk është në rregull me trupin e tyre dhe i njëjti mund të jetë “shkak” ngacmimi apo provokimi. Mesazhe dhe urdhëra të tilla ushqejnë kulturën që akuzon viktimën dhe jo dhunuesin. Në vend që të edukohen djemtë, kufizohen vajzat. 

Mesazhi.jpeg

“Mollëkuqja” beson se praktika të tilla janë shqetësuese, duke pasur parasysh edhe mungesën e edukimit seksual, që kundërshtohet nga po të njëjtët profesorë që mendojnë se fëmijët, respektivisht nxënësit, duhet t’i mbajnë të lidhur me zinxhirë me rregulla të vjetra dhe të dala mode. 

Edhe në rastin konkret por edhe në përgjithësi, kodet e veshjeve targetojnë vetëm vajzat. Në mesazhin e publikuar më lartë, nga përgjegjësja për arsim në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” thuhet qartë se për veshjen e tyre, “kujdes” duhet të kenë vetëm vajzat dhe kjo përveç që është seksiste, është edhe diskriminuese. Për këtë, „Molëkuqja” kërkon që profesoresha Ilvije Ziberi Jashari të tërhiqet nga kjo deklaratë dhe drejtoria e shkollës të marrë hapat e nevojshme për eleminimin e dukurive seksiste në ambientet e kësaj shkolle. 

Apelojmë te nxënësit, prindët dhe të gjithë ata që preken nga dukuri seksiste të drejtohen te "Mollëkuqja" për udhëzim dhe ndihmë!

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia