May 17th, 2023
Anesteziologu Valton Dervishi (43) i cili muajin e kaluar incizoi dhe shpërndau video drejtpërdrejtë në rrjetin social Tik-Tok nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, ku shiheshin gra dhe stafi tjetër mjekësor, sot u dënua nga Gjykata Themelore e Tetovës me 1 vit e 3 muaj burg.
Dervishi u shpall fajtor për kryerje të dy veprave penale, edhe atë “Punë e pandërgjegjshme në shërbim" dhe “Incizim i paautorizuar”.
Anesteziologu para gjykatës deklaroi se e pranon veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje.
“I pranoj veprat penale dhe pendohem për atë që kam bërë. Nuk e kam bërë me tendencë dhe për ndonjë përfitim”, tha Dervishi.
Përndryshe, pas këtij rasti anesteziologu u përjashtua nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve ia mori licencën për shtatë vjet.
TË NDRYSHME
Adelina Marku fituese e çmimit "Jasmin": Beteja jonë është më e rëndë e më e gjatë, por prandaj ka karakter madhështor
Një baba në Britani ka hapur peticion që dhimbjet nga menstruacionet të njihen si "arsye legjitime" për mungesë në shkolla
Mollëkuqja: Vajzat t'i raportojnë mesazhet ngacmuese që pranojnë në rrjete sociale