417440227_777625547725938_4365577514713978066_n.jpg

Violeta Berisha, shqiptarja e parë në krye të bashkisë Fairview në ShBA

DORA VETË

January 14th, 2024

Sukseset e grave shqiptare kanë pushtuar botën. Një histori e ngjashme është edhe ajo e Violeta Berishës e cila së fundmi u betua si kryetare e bashkisë së qytezës Fairview në shtetin e New Jeresy në SHBA. Me këtë, Berisha bëhet gruaja e parë të drejtojë këtë bashki, por edhe shqiptarja e parë.

Familja e Violetës me origjinë nga Puka ikën nga komunizmi në vitin 1951. Ajo vetë u lind në Itali ndërsa kur ajo ishte vetëm tre muaj familja e saj emigroi në SHBA.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo zbuloi më shumë nga rrugëtimi i saj deri te ardhja në krye të bashkisë Fairview.

Nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të drejtoja një qytet”, kështu thotë Violeta e cila thotë se njeriu mund të arrijë gjithçka që synon.

Më parë kisha mbajtur detyrën e këshilltares, që dhe ajo ishte diçka shumë e veçantë për mua. Dhe tani, të jem kryetare, shqiptarja e parë si kryetare bashkie, shqiptarja e dytë si kryebashkiake, por e para në shtetin e New Jeresy, kjo është shumë e veçantë”, thekson Berisha.

Ajo sqaron se si çdo emigrant tjetër që vjen në Amerikë, të gjithë kanë një ëndërr. Sipas saj, emigrantët shqiptarët që vijnë në Amerikë po realizojnë atë që kishin menduar se nuk do të ishte kurrë e mundur.

Jam përpjekur të jem pranë njerëzve. Të ndihmoj zhvillimin e qytetit. Është diçka shumë shpërblyese për ne”, tregon Berisha.

Ajo thekson se familjen e ka pasur gjithnjë dhe për të tejkaluar çdo pengesë që ka hasur në jetë.

Në lidhje me detyrën e saj të re Violeta thekson se do të jetë një gjë e madhe, vërtet e madhe që të jetë në gjendje të ndihmoj qytetin të përparojë, të ndihmojë në qëndrueshmërinë e taksave, në shtimin e vlerës së pronës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetit.

Unë jetoj këtu. Dua ta shoh qytetin tim të begatojë. Në fakt nuk shoh ende aq shumë sfida. Nuk jam e sigurt se me çfarë do të përballem tani. Mendoj se si kudo është fluksi i emigrantëve që vijnë në qytet. Nuk do doja të shihja askënd të lëndohet dhe as t’i ndodhte diçka tjetër. Kështu që, nuk shoh ndonjë sfidë të madhe, madje shpresoj të mos ketë, por dhe nëse do ketë, jam gati t’i përballoj”, theksoi Berisha.

Ajo mes tjerash theksoi se është e gatshme të ndihmojë shqiptarët që ndodhen atje për atë çfarë kanë nevojë.

Shqiptarët kanë ecur shumë përpara në shoqërinë amerikane. Nuk ka asgjë që ata nuk mund ta bëjnë. Tani shqiptarët janë kryetar bashkie, gjyqtarë, sipërmarrës, pra asgjë nuk është e pamundur për ta. Ndaj jam shumë krenare për ta. Jam shumë krenare të them se jam shqiptare”, përfundoi Berisha.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia