December 17th, 2021
Dekriminalizim të menjëhershëm dhe njohjen e të drejtave të punëtorëve të seksit, kërkuan sot përmes një marshi në Shkup punëtorët seksual dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, sipas tyre, kjo do i mbronte ata nga dhuna dhe keqpërdorimet, shkruan Mollekuqja.mk.
Me simbolikën e ombrellave të kuqe, dhjetëra gra e burra në praninë e disa punëtorëve seksual sot marshuan në rrugët kryesore të Shkupit për të dërguar mesazhin e tyre drejt institucioneve përkatëse.
Monika Taseva, një prej punëtoreve seksuale prezente në marshin e sotshëm potencoi se shpesh herë këta punëtorë keqtrajtohen ndërkaq institucionet nuk u dalin në ndihmë.
Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksuale në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e punës seksuale pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi
Monika Taseva, punëtore seksuale
Ajo potencoi disa nga problemet me të cilat përballen punëtoret e seksit ndërkaq inkurajoi punëtorët seksuL që lirshëm e pa frikë të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre.
U bëjmë thirrje institucioneve që të tregojnë përgjegjësi në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen puntorët seksualë. Poashtu i inkurajojmë punëtorët seksual që lirshëm dhe pa frikë të lajmërojnë çdo shkelje të drejtave të tyre
Monika Taseva, punëtore seksuale
Ndryshe, ky është marshi 14 me rradhë i punëtorëve të seksit në Maqedoninë e Veriut. Marshi filloi nga sheshi Nënë Tereza dhe përfundoi në sheshin Filipi i dytë kaloi në mënyrë të qetë pa ndonjë incident.
Qendra për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja" mbështet kërkesat e punëtorëve të seksit dhe bën thirrje institucioneve kompetente në vend që të marrin parasysh këto kërkesa. Punëtoret e seksit janë punëtorë dhe si të tillë duhet të gëzojnë çdo të drejtë.
Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për tre vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink dhe Vistinomer.mk, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai aktualisht është gazetar në televizionin nacional Alsat M dhe njëkohësisht bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
TË NDRYSHME
"Nuk replikoj me gra", seksizmi s'mungon as në shtëpinë ligjvënëse, flet deputetja Arta Bilalli Zendeli
“Rasti i padenoncuar, nuk ekziston si rast”, Video-intervistë me zëdhënësin e SPB-së për krimet në internet
Alarm - në RMV 1 prej 3 të infektuarve me HIV nuk e dijnë se e kanë sëmundjen, cilat janë simptomet dhe si trajtohet kjo sëmundje?