Untitled-design-(6).png

„Çdo ditë 8 mars” – Mollëkuqja filloi fushatën vetëdijësuese në Tetovë, Gostivar dhe Tearcë

CEO

March 1st, 2022

„Mollëkuqja” në bashkëpunim me komunën e Tetovës, Gostivarit dhe të Tearcës në kuadër të 8 marsit ka filluar realizimin e një kampanje vetëdijësuese. QMB „Mollëkuqja” beson se vendi ynë nuk mund të festojë ditën e grave punëtore kur gratë në RMV nuk kanë një vend pune ndërkaq të njëjtat janë të papërfaqësuara në çdo sferë.

Bilbordet me mbishkrimin “Sa herë në vit do të doje të ishte 8 mars?” do të qëndrojnë në ata lokacione për disa javë, një ndër qëllimet kryesore të kësaj kampanje është dhënia e mesazhit se gratë nuk meritojnë të trajtohen si të barabarta vetëm 1 ditë të vitit, por çdo ditë

„Mollëkuqja” çdo ditë e trajton si “Dita e Gruas” dhe lufton për ngritjen e vetëdijes për problemet me të cilat gratë përballen. Lufta do të vazhdojë deri në momentin kur nuk do ketë nevojë për një ditë të posaçme për të luftuar.

QMB "Mollëkuqja"

Sipas Entit Statistikor të RMV-së, më shumë se gjysmë milion gra në vendin tonë janë të papunësuara dhe joaktive. Për këtë, QMB „Mollëkuqja” beson se është hipokrizi të shënohet dita e grave punëtore kur gratë në vendin tonë nuk kanë një vend pune si dhe janë thuajse të padukshme në vendimmarje.

Nuk mundemi që më 8 mars të kërkojmë të drejtat e grave në punë, përderisa gratë në vendin tonë nuk kanë një vend pune. Më shumë se gjysmë milion gra në Maqedoninë e Veriut janë të papunësuara dhe joaktive, gratë në vendin tonë ngelen të jo të përfaqësuara në vendimmarrje si dhe në çdo fushë tjetër

QMB "Mollëkuqja"

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Gruas është festë globale që festohet çdo vit më 8 mars për të përkujtuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave.  Kjo ditë gjithashtu është një pikë referimi e lëvizjes për të drejtat e grave, duke vendosur theksin në çështje të tilla si barazia gjinore, dhuna dhe abuzimi ndaj grave.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia