purple-connect-with-your-inner-artist-child-illustration-instagram-post-(1440--550-px)-(1).png

"Vetë e ka lyp" - gratë sulmohen seksualisht, institucionet me kulturë të fajësimit të viktimës

PASOJA

April 30th, 2023

Shumë gra të përdhunuara në Maqedoninë e Veriut ndër vite ndërsa pak masa të ndërmarra në drejtim të parandalimit të këtij fenomeni, si dhe ashpërsimit të dënimeve për kryerësit e kësaj vepre penale nga ana e kompetentëve. Çdo vit, dhjetëra raste të tilla regjistrohen në vend.

Për më shumë, Mollëkuqja përgatiti infogram.

1-1683195905.png

Situata nuk qëndron më mirë kur viktimat e sulmeve seksuale janë fëmijë të cilët në momentin që kanë përjetuar sulmin, nuk kanë mbushur moshën 14 vjeçe. Edhe të dhënat në lidhje me këtë, Mollëkuqja i vizualizoi.

2-1683195932.png

Rëndësia e shërbimit adekuat mjekësor për viktimat e sulmit seksual potencohet edhe në Konventën e Stambollit – e cila kryekëput ka të bëje me parandalimin e dhunës ndaj grave dhe Maqedonia e Veriut është nënshkruese.

Andaj, pyetëm në Ministrinë e Shëndetësisë se çfarë bëjnë ata në këtë drejtim?

“Të tre qendrat për viktimat e dhunës seksuale janë në vetë institucionet, gjë që siguron qëndrueshmëri për sa i përket stafit dhe pajisjeve të vazhdueshme. Ato u krijuan me mbështetjen e UNDP, UNFPA, OBSH dhe HERA. Shërbimet janë falas, dhe ato operohen sipas procedurës standarde të funksionimit. Në qendra është bërë një qasje multisektoriale, me Ministrinë e Brendshme, ata marrin mbrojtje mjekësore, d.m.th., ndihma e parë dhe kujdesi urgjent mjekësor nga një ekip i përbërë nga mjek, punonjës social/psikolog, mjekësi ligjore dhe prokurori thirren nëse viktima vendos të ndjekë penalisht autorin.” MSH

Këto qendra ndodhen në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – në kuadër të Spitaleve Klinike.

Është paradoksale që përkundër numrit të lartë të përdhunimeve të raportuara në polici, është i ulët numri i pacienteve që janë trajtuar në këto klinika. Për shembull, në Qendrën për viktimat e dhunës seksuale në Gjinekologjinë në Shkup, nga viti 2018 deri në vitin 2021 janë trajtuar gjithsej 23 paciente.

Asnjë nga pacientët e ardhur në Qendrën për Viktimat e Përdhunimit në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë nuk ka paguar për shërbimet, domethënë shërbimet janë falas. Dy nga rastet e raportuara nuk kanë ardhur në Klinikë me denoncim për dhunim, por janë raportuar nga mjekët për shkak të lëndimeve në zonën gjenitale dhe dyshimit për dhunë seksuale. Në Qendrën e referimit të viktimave të dhunës seksuale nuk është zbatuar shërbimi i ekspertimit së mjekësisë ligjore, siç parashikon procedura standarde e funksionimit, e cila është sfidë në bashkëpunimin ndër sektorial

Ministria e Shëndetësisë

Këto janë shërbimet që ofrohen në këto qendra: Koordinim ndër sektorial (me Policinë), informacione dhe referim, mbështetje psiko-sociale, ekzaminimi gjinekologjik, vlerësim i shtatzënisë së padëshiruar, kontracepsioni urgjent, ekzaminim i jashtëm i organeve gjenitale, ekzaminim fizik, ekzaminim mjekoligjor, abort, këshillim për kontracepsion dhe të tjera.

“E ka lyp”

Kultura e cila shtynë njerëzit të pyesin se si ka qenë e veshur viktima në momentin kur është sulmuar seksualisht dhe nëse eventualisht veshja e saj ka nxitur sulmin, dominon në vendin tonë. Kështu rrëfen aktivistja Ana Avramovska Nushkova për Mollëkuqja.

ana.jpg

“Kjo për shkak se gratë nuk janë kryesisht të njohura sa duhet me të gjitha format e dhunës që mund të shkaktohen nga partnerët e tyre, kjo është gjithashtu për shkak të vlerave tradicionale shoqërore në vendin tonë dhe stereotipave dhe roleve gjinore midis burrit dhe gruas. Më shpesh, gruaja është fajtore në kontekstin që me pamjen e saj apo mënyrën e të veshurit ka dhënë një arsye pse është sulmuar (e ka kërkuar vetë). Problem shtesë i madh është mjedisi gjykues që ekziston në vendin tonë. Shumë vajza kanë turp të pranojnë se diçka e tillë u ka ndodhur, duke e ditur apo duke supozuar se do të gjykohen fillimisht nga më të afërmit (familja), e më pas nga mjedisi më i gjerë.” tha Avramovska.

Në këtë drejtim Avramovska shtoi se Ministria për Punë të Brendshme duhet t’i trajnojë punonjësit e vetë në mënyrë që të mos e pyesin viktimën e dhunës seksuale se pse ka ecur në 4 të mëngjesit, nëse ka qenë e dehur apo si ka qenë e veshur.

Tmerri i grave viktima të dhunës seksuale arrin kulmin kur gjykatësi vendos për të (mos) dënuar kryerësin e kësaj vepre. Avramovska thotë se edhe brenda mureve të gjykatës ka kulturë të fajësimit të viktimës.

Shumë shpesh gjykatat shqiptojnë ose dënime më të lehta ose dënime me kusht për autorët. Kjo e dhënë gjithashtu i jep forcë kryesit që të vazhdojë me veprimet e tij, gjë që e humb kuptimin e qëllimit të dënimit, d.m.th. të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprave penale dhe të ndikojë në riedukimin e tij, si dhe të veprojë në mënyrë edukative. d.m.th për të ndikuar tek të tjerët që të mos kryejnë krime

tha Avramovska.

Se dënimet për kryerësit e veprës penale “përdhunim” janë shumë të vogla, e ka konfirmuar edhe Avokati i Popullit.

Ndryshe, edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare, të cilat çdo vit harxhojnë shuma të majme parash për përmirësimin e gjendjes në këtë drejtim në vend – tregojnë që në fakt, asnjë trajnim apo para e tyre nuk po arrin efektin e dëshirueshëm. Mjafton të lexohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe raporti i fundit i Komisionit Evropian.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia