Untitled-design-2-1649928897.png

Rita Filipi: Në shoqërinë shqiptare gruaja e ka dyfish vështirë

N'THELB

April 14th, 2022

Fuqia dhe suksesi i një gruaje ka vlerë, kur e arrin vetë atë dhe jo kur e merr si dhuratë nga burrat e pushtetshëm. Kur ajo e fiton vetë, nuk e shfrytëzon asnjëherë për të patur kontroll mbi të tjerët dhe nënshtrim ndaj atij që i detyrohet. Përkundrazi, një grua vërtet e pushtetshme e ka zbuluar, së pari, këtë forcë brenda vetes së bashku me bukurinë e feminitetit të vet. Dhe s'ka hiç nevojë të shndërrohet në një "burrë arrogant", për të sfiduar pengesat që has çdo ditë nga stereotipat gjinorë. Në shoqërinë shqiptare gruaja e ka dyfish vështirë, pasi kur arrin majën e suksesit dhe ka pushtet intelektual, profesional e material, sulmohet edhe nga burrat, edhe nga gratë. E kundërta ndodh me një burrë të suksesshëm, që admirohet edhe nga gratë, edhe nga burrat. 

Nga ana tjetër, gratë luftojnë ashpër për vendin e parë, kur atje është një grua, ndërsa kur është aty një burrë, nuk e kanë problem që qetësisht të kalojnë në vendin e dytë. 

Gjithsesi, pushteti i bukur femëror ka kohë që po sfidon e po hap dritare, teksa heq tulla në muret e shoqërisë së mbyllur shqiptare.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia