May 22nd, 2024
Qendra Kulturore Rinore në Shkup do të bëhet institucioni i parë kulturor në Maqedoninë e Veriut që do të ofrojë produkte menstruale falas. Më 27 maj në këtë qendër do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Higjienës Menstruale, përmes kësaj ngjarje synohet të ngritet vetëdija e përgjithshme në lidhje me varfërinë menstruale.
Fokusi i aktivitetit të sivjetshëm do të jetë ngritja e dispanserëve për qasje falas në tamponat e higjienës menstruale.
"Iniciativën të cilën e filluam para disa vitesh po e realizojmë këtë vit, bashkë me ambasadën e Francës në Shkup. Me këtë aksion MKC-ja do të bëhet institucioni i parë kulturor i cili do të ofrojë produkte menstruale falas.", thuhet në kumtesë.
Pas hapjes zyrtare, në orën 19:00 do të organizohet nga HERA Kuiz për edukim seksual gjithëpërfshirës. Më pas në ora 20:00 do të bëhet promovimi i librit #PrvaMenstruacija, pas së cilës do të ketë shfaqje të filmave të shkurtër.
Organizatat joqeveritare që lobojnë për produkte menstruale falas konsiderojnë se ka përirësim në drejtim të politikave në këtë drejtim, por duhet më shumë punë. "Mollëkuqja" bën pjesë në organizatat që lobojnë për qasje në produkte menstruale falas në të gjitha institucionet publike.
“Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se nga viti 2021 e deri më sot, puna jonë afatgjatë ka çuar në ndryshimin e disa politikave ekzistuese, por jemi të vetëdijshëm se sfidat janë ende të pranishme për të kapërcyer në mënyrë thelbësore problemet”, thanë shoqatat.
Nga aty shtojnë se shpresojnë që të drejtën për produkte menstruale falas ta kenë të gjithë ata që kanë menstruacione në vend dhe se ky veprim do të jetë nxitje dhe motivim që të fillohet me praktikimin e tij edhe në objektet dhe institucionet tjera relevante në mbarë Shkupin dhe në të gjithë vendin.
Ngjarja është bashkëpunim midis organizatave Tiiiit! Inc, PERIOD Shkup dhe HERA, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shkup.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Një baba në Britani ka hapur peticion që dhimbjet nga menstruacionet të njihe...
Rita Behadini
06/10/2021
RMV, ligji për ndryshimin e gjinisë të martën në kuvend, „Mollëkuqja" ju bën ...
Ardit Ramadani
17/03/2022
Shumë procedura, pak interes për adoptim të fëmijëve në Maqedoninë e V. çifte...
Fatos Grubi
01/02/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia