pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-04-16t213258.653.png

Patriarkati s'e kursen as shëndetin mendor: "Histeria" që ju mveshet grave s'ekziston në librin e sëmundjeve

PASOJA

April 17th, 2024

Shëndeti mendor është fushë që mjaft bukur është studjuar, shtjelluar dhë zbërthyer sidomos në dekadën e fundit, duke falënderuar rrjetin global si dhe mundësinë e individëvë më prapavijë, gjini, dhë rrethana të ndryshme për të ndarë përvojat e tyre, dhe në këtë formë është mundësuar studimi i përjetimeve të përbashkëta ashtu që profesionistët të gjenin zgjidhje dhe të zhvillonin mjete për tejkalim dhe për menaxhim të shqetësimeve shpirtërore, për përmirësim të kualitetit jetësor si dhe shmangje, minimizim apo eliminim të vuajtjeve të mëtutjshme.

Një fushë kaq e gjërë me shumë faktorë që nxisin epizodë apo një gjendje të rënduar shpirtërore, sigurisht se ka arsye dhë manifestimë të ndryshme, nga ata që rëndojnë jëtën e përditshme deri te ato që thjesht krijojnë bezdisje dhe vështirësojnë realizimin e potencialit individiual, mirëpo ne do të ndalemi për të zbërthyer ndikimiin e opresionit patriakal në shëndetin mendor qoftë tek gratë apo tek burrat.

Është e drejtë e gjithsecilit që të plotësojë nevojat elementare për mbijetesë, dhe për mirëqenie psiko-sociale, si të jemi të kuptuar, të lirë, autonom në marrjen e vendimeve pa diktat apo urdhra të palës tjetër mbi atë se kush duhet të jemi dhë si duhët të veprojmë.

Rrëmbimi i kësaj të drejte, një e ashtuquajtur diktaturë shpirtërore e ushtruar tek partneri apo e vetëushtruar, historikisht ka lindur mirijada të gjendjeve të rënduara psiko-sociale, me të cilat ballafaqohemi dhe sot në klinikën e përditshme, mirëpo kuptohet edhe në interaksionet personale.

Këto lloj të gjendjeve kanë marë emra të ndryshëm, mirëpo posaçërisht 'histeria' është sëmundje që i është përshkruar grave, në kuadër të së cilës përshkruhet ankthi, depresioni, mungesë dëshirë dhe vullneti, që realisht janë manifestime të natyrshme të një unit të shtypur, që refuzon t’i bindet vullnetit të tjëtrit dhe në shumicën e rasteve është një figurë autoritative qoftë prindërore apo partnerit që ushtron dhunën psikologjike mbi tjetrin.

Histeria, (emër që në latinisht do të thotë mitër), fatmirësisht është larguar nga libri zyrtar për diagnostfikim të sëmundjeve psiqike (DSM) , që në vitin 1980, mirëpo në kulturën e përditshme akoma, nën rrështa, shfrytëzohet si terminologji për të përshkruar sjelljen e një gruaje, e cila dukshëm e shqetësuar po ballafaqohet me emocione dhe ndjesi të cilat nuk i emërton dot, me qenë se dëshira e saj për realizim të autonomisë është shtypur me vite, dhe ajo që ngelet janë simptoma që skanë emër, vetëm ndjesi të pa shpjegueshme.

Në të kaluarën një gjendje e tillë e rënduar, është trajtuar në forma brutale, me lobotomi të trurit, shok terapi dhe me masturbim legal nga ana e mjekëve, që në retrospektivë ishte dhe një tendencë tjetër që ‘gruaja’ të kontrollohej, në vend që të dëgjohej, dhë t'i jepej hapësira që të shprehte nevojat, dëshirat dhe të shfrytëzonte lirinë e saj, sipas ambicies personale.

Një regjim absurd, që tenton të kontrollojë një grup në bazë gjinore, me standarde të pa aplikueshme, nxit shqetësimë shpirtërore të pashmangshme, që marrin dhe emra degradues, sa për të vulosur idënë fillestare, se ky grup është më i dobët dhe i paaftë autonomi.

Andaj, ajo që ka rëndësi është që të jemi të zgjuar dhë të vëmendshëm ndaj nevojave personale, të edukuar shpirtërisht, t'i njohim mirë kufijtë tona, t’i bëjmë të qarta dëshirat dhe t’i komunikojmë ato pa ndjenjë të fajit dhe turpit, si dhe në mënyrë të fuqishmë të shfrytëzojmë lirinë tonë, që është e drejtë parësore dhë jo e dhënë nga dikush, por e lindur.

SHKRIMI ËSHTË SHKRUAR EKSKLUZIVISHT PËR MOLLEKUQJA.MK. TË DREJTAT E PUBLIKIMIT I KANË VETËM MOLLEKUQJA.MK DHE AUTORI, SIPAS MARRËVESHJES MES TYRE.
Rrezearta Elezi

Rrezearta Elezi

Rrezearta Elezi ka kryer studimet për shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës. Ajo është mjeke, specijalizante e Endokrinologjisë, asistente e patologjisë pranë Fakultetit Shkencor të mjekësise si dhe lexuese avide, filmofile dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht ushtron profesionin e mjekësisë pranë klinikës së Tetovës.


donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia