foto-(96).png

Të paktën formalisht, RMV-ja ndër vite ka përparuar në fushën e barazisë gjinore

N'THELB

May 25th, 2023

Formalisht, përkatësisht në aspektin ligjor Maqedonia e Veriut ka përparuar në drejtim të zbutjes së diskriminimit gjinor përmes ndryshimit të ligjeve të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë diskriminonin njërën gjini, sidomos gratë. Gazetari i Mollëkuqja.mk ka analizuar ndryshimet kryesore të legjislacionit të RMV-së në politikën e barazisë gjinore që nga pavarësia e vendit e këtej.

1991
  • Aderimi në Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe nënshkrimi i Protokollit Fakultativ i cili hyri në fuqi në vitin 2003.

1995
  • Nënshkrimi i Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, të miratuar në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë në Pekin.

1997
  • Miratohet Vendimi për themelimin e Njësisë për Avancimin e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

1999
  •  Miratohet Planii parë Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore.

2001
  • Është futur kuota gjinore, e cila imponon që 30% e kandidatëve në listat zgjedhore në nivel kombëtar dhe vendor të jenë nga gjinia e nënpërfaqësuar.

2003
  • Krijohet Klubi i Deputeteve - grup joformal dhe ndërpartiak i deputeteve nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2005
  • Miratohet Ligji për marrëdhënie pune, me dispozita për mbrojtjen nga diskriminimi dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

2006
  • Miratohet Ligji për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

  • Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave është themeluar në Kuvendine Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Kuota gjinore për zgjedhje është zgjeruar dhe imponon që çdo person i tretë në listat e kandidatëve duhet të jetë nga gjiniae nënpërfaqësuar.

2007
  • Njësia për Avancimin e Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (1997) është riorganizuar dhe ngritur në Sektori për Mundësi të Barabarta, duke avancuar statusin e tij dhe duke i dhënë përgjegjësi të përgjithshme për avancimin e statusit të grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

  • Emërohen koordinatorë për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave në të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal.

  • Miratohet Planii dytë Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore për periudhën 2007-2012.

2010
  • Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

  • Miratohet Strategjia për Mëmësi të Sigurt për vitet 2010-2015, me PKV për zbatimin e saj.

2011
  • Miratohet Strategjia për Shëndetin Seksual dhe Reproduktiv për vitet 2011-2020, me PKV për zbatimin e saj.

2012
  • Miratohet Strategjia për Buxhetin e Përgjegjshëm Gjinor (2012-2017) .

  • Miratohet PKV-ja e parë për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (2013-2015).

  • Ligji për pagën minimale miratohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut – nuk u referohet në mënyrë eksplicite grave, por mbulon vendet e punës me pagë të ulët në të cilat dominojnë gratë.

2013
  • Miratohet Strategjia e parë për Barazinë Gjinore për vitet 2013-2020.

  • Miratohet Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë (Ligji për abortin) – duke kufizuar aksesin e grave në abort.

2014
  • Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

  • Koncepti i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BPGJ) i prezantuar dhe aplikuar për herë të parë në institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

 2015
  • Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor me të cilat rritet kuota gjinore nga 30% në 40% të përfaqësimit të gjinisë së nënpërfaqësuar për kandidatët në listat zgjedhore.

  • Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune – me të cilat imponohet pagë e barabartë për gratë dhe burrat dhe trajtim të barabartë në lidhje me punësimin, orarin e punës, kushtet e punës, skemat profesionale për sigurim social dhe mungesën nga puna.

2017
  • Miratohet Ligji për ratifikimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) (nënshkruar në vitin 2011 dhe hyri në fuqi në vitin 2018).

  • Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagën minimale - duke barazuar pagën minimale me mesataren kombëtare për punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe veshjeve, ku shumica e të punësuarve janë gra.

2018
  • Miratohet Plani i tretë Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore për vitet 2018- 2020.

  • Miratohet PKV 2018-2023 për zbatimin e Konventës së Stambollit - që mbulon harmonizimin e legjislacionit kombëtar me dispozitat e Konventës, si dhe përmbushjen e detyrimeve për parandalimin e DHBGJ-së, sigurimin e mbrojtjes efektive të viktimave dhe ndjekjen penale dhe ndëshkimin e autorëve.

  • Ndryshimet e Metodologjisë për planifikimin strategjik dhe përgatitjen e Programit Vjetor të Punës së Qeverisë - kanë kontribuar në vendosjen e mekanizmit për përfshirjen e perspektivës gjinore në planet strategjike dhe programet vjetore dhe ndjekjen e zbatimit të tyre.

  • Miratohet Strategjia për Zhvillimin e Sipërmarrësisë së Grave 2019-2023 – që synon zhvillimin e ekosistemittë sipërmarrësisë për avancimin e vazhdueshëm të sipërmarrësisë së grave, përmes përfshirjes së të gjitha palëve të prekura relevante, rritjes së numrit të ndërmarrjeve star-ap në pronësi të grave, rritjes së numrit të punonjësve në kompanitë e themeluara nga gratë dhe rritjes së numrit të grave të punësuara në ndërmarrjet.

  • Miratohen ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm – me qëllim të kufizimittë përmbajtjeve diskriminuese dhe stereotipike të teksteve shkollore dhe sigurimit të cilësisë së tyre.

  • Miratohen ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor –me të cilat futet dispozita kundër diskriminimit.

2019
  • Miratohet Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë (Ligji për abortin) –me të cilin shfuqizohen dispozitat për periudhën e detyrueshme për këshillim dhe barrierat tjera administrative për ushtrimin e së drejtës për abort.

  • Miratohet Ligjii ri për mbrojtjen sociale – reformimi i të gjithë sistemit të mbrojtjes sociale për përmbushje më efektive të nevojave të qytetarëve, ku vend veçanërisht të rëndësishëm zënë gratë dhe vajzat nga kategoritë e cenueshme.

2020
  • Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi – me të cilin njihet identiteti gjinor dhe orientimi seksual si bazë për diskriminim dhe futet konceptii diskriminimit ndërsektorial.

  • Miratohet Planii dytë Kombëtar i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së (2020 – 2025).

2021
  • Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje – në përputhje me kërkesat e Konventës së Stambollit.

2022
  • Miratohet Strategjia e re për Barazinë Gjinore për vitet 2022-2027 – duke përfshirë qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara qartë, rezultatet e pritura dhe treguesit për ndjekje dhe vlerësim.

  • Raporti i parë i Maqedonisë së Veriut iparashtrohet GREVIO - organi ekspert i Këshillit të Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit.

  •  Miratohet Ligji për buxhete, i cili për herë të parë rregullon parimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe detyrimin për të përfshirë treguesit gjinorë dhe deklaratën buxhetore gjinore në nivel qendror dhe lokal.

  • Miratohet Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me të cilin ulet shkalla për qarkullimin e produkteve menstruale.

Që vendi nuk po bën mjaftueshëm në drejtim të barazisë gjinore, kjo mund të shihet në artikujt që Mollëkuqja i publikon vazhdimisht rreth problematikave gjinore në vend, por edhe nga raportet ndërkombëtare për vendin, konkretisht në raportet e fundit të Departamenti Amerikan i Shtetit dhe të Komisionit Evropian.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia