November 17th, 2023
Rastësisht filloi të merret me balet, rrugës u përball me shumë sfida - ndërsa sot, është ndër djemtë më të suksesshëm në kërcim. Andi Ismaili, një i ri 14 vjeçar që vjen nga Gostivari për pak minuta vallëzim, arriti të bind jurinë e një gare në Kroaci që ta çojnë drejtpërdrejtë në finale, përderisa ai bëhet gati për netët finale – Mollëkuqja e shfrytëzoi rastin për një bisedë të shkurtër.
“Jam përballë me lloj-lloj përbuzjesh” i tha Andi gazetarit të Mollëkuqja. Kjo pasi për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut nuk është e zakonshme që një djal; të merret me balet, një terren që rolet-gjinore e kanë “rezervuar” për vajzat.
I ri në moshë, por Andi thotë se ofendimet e bashkëmoshatarëve i ka gëlltitur – ajo që ka qenë shumë e vështirë për të, ka të bëje me komentet e një mësimdhënëse, e cila ka tentuar që ta largojë atë nga baleti përmes ofendimeve të ndryshme.
“Kur është nga bashkëmoshatarët e kuptoj, por ajo që më ka goditur më së shumti është nga një mësimdhënëse, e cila e mban veten për artiste, disa herë e kam përmendur sa që nuk ja vlen më” tha Andi Ismaili, i cili tashmë po shkëlqen në fushën e vallëzimit, edhe atë jo vetëm në Maqedoninë e Veriut.
Andi arriti që t’i thyej “rregullat” e roleve-gjinore se baleti është vetëm për vajza, por për këtë – ai kishte mbështetjen e familjes, gjë që jo të gjithë djemtë që e duan vallëzimin, e kanë, për ata, Andi ka një porosi.
Është shumë e rëndësishme që të ndjekin ëndrrat e tyre për shkak se asnjëherë nuk i dihet se ku mund të arrijnë, pa e provuar normal që nuk mund ta dinë, unë ju them të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos i dëgjojnë komentet negative, thjeshtë le të mendojnë për suksesin, ne jemi një vend i vogël dhe më shumë u japim rëndësi thashethemeve se sa artit apo kulturës.
Andi Ismaili
Hapat e para të Andit në vallëzim s’kanë qenë të lehta, ai në këto ujëra hyri krejtësisht në mënyrë rastësore. Thotë se “gruaja e dajës i dërgonte vajzat e dajës, dhe unë shkova atë ditë fillova të performoj, trajnerët Sarita Selmani dhe Vullnet Neziri menjëherë zbuluan se kam talent për të vazhduar”
Videon e plotë të Andit duke performuar në një kompeticion në Kroaci, mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.
Sot, ai është ndër emrat më të njohur për balet në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Andi është dy herë kampion bote në kërcim modern.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Gratë kryesojnë drejtësinë: Në RMV më shumë gra gjykatëse dhe prokurore se sa...
Fisnik Xhelili
28/09/2023
17 vite shofere autobusi, Shaqiri: Nuk ka punë për gra dhe punë për burra
Ardit Ramadani
05/09/2021
Dhjetë vite rresht është shpallur atletja e vitit, Drita Islami thotë se ësht...
Rita Behadini
09/12/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia