Parada e Krenarisë në Shkup do të mbahet më 20 qershor 2026, nën sloganin “Le ta dinë të gjithë / Сите нека знаат”. Mbledhja e pjesëmarrësve fillon në orën 18:00 te Shatërvani në Parkun e Qytetit, marshimi nis në orën 19:00 dhe kolona do të lëvizë nëpër bulevardin Ilinden, rrugën Ruzveltova, bulevardet Partizanski Odredi dhe VMRO dhe rrugën Dimitrije Çupovski, me përfundim në Parkun “Gruaja Luftëtare”.
Sipas organizatorëve, sllogani është mesazh kundër fshirjes së personave LGBTIQ+ nga hapësira publike, kultura dhe memoria kolektive, dhe kundër heshtjes që u servohet si kusht për pranim.
“Ekzistojmë, jemi këtu dhe refuzojmë të zvogëlohemi për t’u pranuar. Ne jemi pjesë e familjeve, miqësive, vendeve të punës dhe jetës së përditshme të kësaj shoqërie”, theksojnë organizatorët, duke shtuar se shumë persona LGBTIQ+ ende jetojnë me frikën nga pasojat nëse “të gjithë e marrin vesh”, shkruajnë Skopje pride.
“Me të, duam t’i kundërvihemi heshtjes që na servohet si kusht për siguri dhe pranim, si dhe mbylljes së gojës që marrim si përgjigje ndaj kërkesave dhe protestave tona. “Të dinë të gjithë” është një mesazh kundër fshirjes dhe shtyrjes sistematike të njerëzve LGBTIQ+ nga hapësira publike, kultura dhe memoria kolektive.” shtojnë nga Skopje Pride.
Mollëkuqja bën thirrje për pjesëmarrje më 20 qershor në Shkup.





