Blue-Black-Professional-Modern-Open-House-For-Sale-Real-Estate-Instagram-Post-(1440--550-px).png

Në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup u protestua për mbrojtje të grave dhe vajzave, u kërkua dënim maksimal për dhunuesit

PASOJA

August 31st, 2022

Sot protestuesit në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup u mblodhën për mbrojtje të vajzave dhe grave duke kërkuar që institucionet t'i mbajnë përgjegjës dhunuesit. Protesta erdhi si pasojë e përdhunimit të një vajze të mitur, 11 vjeçare, për 7 orë rresht nga 5 dhunues në Prishtinë të Kosovës. 

Me thirrjet “Mos m’prek”, Në park shkoj me lujt, jo me u dhunu”, “Dhuna nuk justifikohet”, “Pedofilët në burg të përjetshëm” protestuesit në Shkup edhe njëherë kërkuan që institucionet të marrin seriozisht dhunën që ushtrohet ndaj grave në të tri shtetet, garantimin dhe mbrojtjen e të njëjtave si dhe marrjen e masave kundër dhunuesve. 

“Me anë të kësaj proteste kërkojmë që shtetet të risin masat e mbrojtjes dhe sigurisë për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë dhe me dënime më të ashpra të dhunës, legalizimin dhe shpërndarjen e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje, regjistër të pedofilëve, të respektohen konventat ndërkombëtare, me theks të veçantë ajo e Stambollit, trajnim të profesionistëve që punojnë me viktimat, rritje të ndërgjegjësimit për format e dhunës, përfshirja e çështjeve të barazisë gjinore në kurikulat arsimore, bashkëpunim me OJQ-të, mediat dhe sektorin privat për ndërgjegjësim të publikut, krijimin e shërbimeve të specializuara për viktimat dhe fëmijët, institucionet e drejtësisë të ju përgjigjen thirrjeve për ndihmë”, tha mes tjerash Njomza Shaqiri.

LEXO: Në RMV zyrtarisht ka 294 pedofilë, shumica janë në liri „me raste” mund të informohemi se kush janë ato

Për të njëjtin rast sot është protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në ora 12:00. Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Qytetarët hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Këshillit Gjyqësor. Protestuesit kërkuan dënimin e të dyshuarve e dhunimit të të miturës. Ngjyrë hodhën edhe në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi”. Ajo është gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Rita ka moderuar emisionin "Pasdite me Alsat" në Televizionin Kombëtar "Alsat". Ajo është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia