Spitali i Tetovës hapi shkollën e gjidhënies, u ofron ndihmë shtatzënave për procesin e para dhe pas lindjes

Në Tetovë tashmë do të funksionojë shkolla e gjidhënies për të gjitha shtatzënat që do të kryejnë procesin e lindjes së fëmijës në këtë spital klinik. Autoritetet e këtij spitali në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë rregulluar një hapësirë të veçantë me pajisje dhe staf adekuat mjekësor dhe e njëjta gjendet në Repoartin për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Këtu lehonat do të edukohen nga personi për procesin e gjidhënies, do të kenë në shërbim psikolog si dhe do të marrin këshilla për procesin e lindjes, paslindjes dhe çdo informacion që ata kanë nevojë” shkruan mjekja Luljeta Mulaki në rrjetet-sociale.

Tashmë të gjitha gratë të cilat janë në pritje të lindjes do të mund t’i drejtohen kësaj shkolle dhe të informohen rreth procesit të lindjes por jo vetëm. Gratë në këtë qendër do të marrin edhe ndihmën e nevojshme psikologjike për të kaluar sa më lehtë periudhën e para dhe pas lindjes.

Dyert e kësaj shkolle do të jenë të hapura edhe për gratë lehona, të cilat do të mund të marrin udhëzime dhe këshilla rreth gjidhënies në mënyrë që t’ju lehtësohet sa më shumë ky proces.

Друго