black-&-white-aesthetic-modern-fashion-photo-collage-instagram-post-(1440--550-px)-5.png

Merita Abazi në "Llafe Grash": "Bashkëshorti im ka ndarë çdo punë shtëpie me mua"

N'THELB

January 15th, 2024

Merita Abazi e cila ka qenë mësimdhënëse për katërdhjetë vite në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup në emisionin "Llafe grash" tregon për rolin e bashkëshortit të saj në familje dhe ndarjet e punëve të shtëpisë. Ajo pranon që meqë të dy kanë qenë të punësuar, ndarja e punëve të shtëpisë mes dy parterëve ka qenë e barabartë.  

"Një herë ka lindur bashkëshorti im, dhe nuk mund të ketë ashtu tjetër. Ai shumë më ka ndihmuar, tepër. Kur vinin te unë më thonin: "ju të dy si kunata punoni". Nuk më ka lënë asnjëherë të bëj një punë vetëm. Të dy ishim në punë, kur ktheheshim, njëri në kuzhinë, tjetri në banjo. Krejt punët i bënim bashkë. Më pas uleshim, pinim kafe, çaj, lexonim gazeta e mbushnim fjalëkryqe. Nuk ka pasur punë që bashkëshorti im nuk ka marrë në dorë: edhe gjilpërën e ka marrë, edhe perdet i ka varur. I shkonte çdo gjë. Ai ishte mjeshtër në shtëpi", thekson ajo në "Llafe Grash". 

Ajo thekson se rolet gjinore nuk kanë qenë asnjëherë prezente në familjen e saj dhe se fëmijët kanë marrë shembull nga kjo.

"Unë nuk e kam parë në atë aspektin, burri të vi, të rrijë, të flejë apo të kërkojë diçka. Jo, edhe fëmijët e mi kanë marrë shembull sepse babain e shihnin që punon: si unë, si ai. Jo që unë rrija, unë një punë, ai një punë. Ai thoshte: "kur do të punojmë të dy do të punojmë, kur të ulemi të dy do të ulemi. Nuk ka vetëm ti të rrish në këmbë"", thotë Abazi. 

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi”. Ajo është gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Rita ka moderuar emisionin "Pasdite me Alsat" në Televizionin Kombëtar "Alsat". Ajo është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia