Foto: Charliepix në Canva
Foto: Charliepix në Canva

Sa më herët smartfoni, aq më i dobët shëndeti mendor: Alarm për gjeneratën Z

Të rinjtë në vendet evropiane përballen me probleme më të mëdha të shëndetit mendor në krahasim me gjeneratat më të vjetra.

Sipas një studimi të ri, të rinjtë në mbarë botën e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballen me sfidat e jetës dhe të funksionojnë në mënyrë efektive në përditshmëri.

Të rinjtë në Evropë rezultojnë më dobët krahasuar me ata në kontinente të tjera, ndërsa disa vende evropiane renditen ndër më të ultat në botë.

Studimi i realizuar nga Sapien Labs, organizatë jofitimprurëse me bazë në Shtetet e Bashkuara që merret me studimin e shëndetit mendor global, ka matur inindeks të quajtur Mind Health Quotient (MHQ) përmes sondazheve online të zhvilluara në Azi, Afrikë, Evropë dhe Amerikë.

Ky indeks vlerësoi “shëndetin e mendjes”, që përkufizohet si aftësia emocionale, sociale, njohëse dhe fizike e individëve për të funksionuar mirë në jetë, punë dhe marrëdhënie.

Që nga viti 2019, kur filloi matja e indeksit MHQ, të rriturit mbi 55 vjeç kanë mbetur relativisht të qëndrueshëm me një rezultat rreth 100 pikë, niveli që konsiderohet normal për popullsinë.

Në të kundërt, çdo gjeneratë më e re ka rezultate më të ulëta. Personat nga 18 deri në 34 vjeç kanë mesatarisht vetëm 36 pikë MHQ, ndërsa 41% e tyre raportojnë sfida të konsiderueshme të shëndetit mendor.

Italia është vendi evropian me renditjen më të lartë, në vendin e 20-të nga 84 shtete të përfshira në studim.

Finlanda renditet në vendin e 40-të, Portugalia dhe Spanja në vendin e 46-të, Belgjika në vendin e 52-të, ndërsa Franca në vendin e 58-të.

Vendet evropiane me rezultatet më të dobëta janë Irlanda (70), Gjermania (71) dhe Mbretëria e Bashkuar (81).

Studimi identifikoi katër faktorë kryesorë që ndikojnë në shëndetin mendor të të rinjve: lidhjet familjare, spiritualiteti, përdorimi i smartfonëve dhe konsumimi i ushqimeve ultra-të përpunuara.

Marrëdhëniet e dobëta familjare i bëjnë të rinjtë pothuajse katër herë më të prirë të përjetojnë probleme serioze të shëndetit mendor krahasuar me ata që kanë lidhje të forta me familjen.

Po ashtu, pjesëmarrësit që kishin një ndjenjë më të fortë spiritualiteti ose lidhjeje me një fuqi më të lartë kishin rezultate më të mira. Vendet ku të rinjtë ndihen më pak shpirtërorë janë Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.

Studimi gjeti gjithashtu se sa më herët që një person merr smartfonin e parë, aq më të dobëta janë rezultatet e shëndetit mendor më vonë në jetë.

Në nivel global, mosha mesatare kur brezi Gen Z (18–24 vjeç) mori smartfonin e parë ishte 14 vjeç.

Sipas stuudimit, konsumimi i ushqimeve ultra-të përpunuara është rritur ndjeshëm gjatë 15 viteve të fundit dhe lidhet me 15 deri në 30% të barrës së problemeve të shëndetit mendor.

Autorët kanë theksuar se, pavarësisht investimeve gjithnjë e më të mëdha në kërkim dhe kujdes për shëndetin mendor në mbarë botën, rezultatet nuk janë përmirësuar.

Të rinjtë në Evropë përballen me më shumë sfida të shëndetit mendor sesa gjeneratat më të vjetra, pse?

Të tjera