Flamuri i Francës. Foto: Debove Sophie në Canva
Flamuri i Francës. Foto: Debove Sophie në Canva

Vetëm po do të thotë po, Franca ashpërson ligjin për marrëdhëniet seksuale

Në të ardhmen në Francë vlen ligjërisht parimi “Vetëm po do të thotë!”  

Senati francez miratoi tani projektligjin, duke ashpërsuar kështu ligjet e vendit për veprat penale seksuale.  

Konkretisht, ligji ndryshon përkufizimin e veprave penale seksuale. Sipas ligjit të ri, sulm seksual përkufizohet “çdo akt seksual pa pëlqim”.  

Pëlqimi duhet të jetë i lirë, i qartë dhe i anulueshëm, ndër të tjera.  

“Ai nuk mund të merret i mirëqenë vetëm nga heshtja e viktimës ose mungesa e reagimit”, thuhet në tekstin e ligjit. 

 Kështu seksi pa pëlqim të qartë do të konsiderohet përdhunim në Francë. 

 Debati rreth ligjit u formësua nga gjyqi për përdhunim i Gisele Pelicot, rasti që tronditi botën, pasi me vite bashkëshorti e vinte në gjumë me drogë dhe e jepte për përdhunim te burra të tjerë. 

Burimi: DW

Të tjera