Trump thotë se rrahja e gruas nuk duhet të konsiderohet si krim

Donald Trump ka sugjeruar se dhuna në familje nuk duhet të përfshihet në statistikat zyrtare të krimit, duke nënvlerësuar seriozitetin e abuzimit në familje “një grindje e vogël me gruan”.

Presidenti bëri këto komente, të cilat shkaktuan një reagim të menjëhershëm, gjatë diskutimit për operacionin e tij të njohur kundër krimit në Washington, D.C, raporton Independent.

“‘Nuk ka krim’, i tha presidenti audiencës së tij. “Krimi ka rënë më shumë se 87%”.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Trump shprehi frustrim që incidentet e dhunës në familje, që ndodhin pas dyerve të mbyllura, përfshihen në totalin e krimeve në qytet.

“Gjërat që ndodhin në shtëpi, demokratët i quajnë krim”, tha ai. “Do të bëjnë gjithçka që të gjejnë diçka. Nëse një burrë ka një grindje të vogël me gruan, ata thonë se kjo ishte një skenë krimi”.

Këto komente të Presidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të zemëruara.

“Një grua vdes çdo 11 orë nga dhuna në familje, dhe natyrisht, Trump po punon pa pushim për të thënë se kjo nuk është e vërtetë”, ka shkruar një qytetar në rrjete sociale.

“Thjesht një injorim i lehtë i dhunës në familje si krim,” komentoi strategja republikane, Sarah Longwell.

Presidenti vazhdon të insistojë se krimi është jashtë kontrollit në shumë qytete të drejtuara nga demokratët, dhe gjithashtu dërgoi gardën në Los Angeles në qershor për të ndihmuar në shtypjen e protestave anti-ICE.

  • Artikulli fillimisht është publikuar në QIKA.

Të tjera