Untitled-design-27.png

"Varfëria ka fytyrë gruaje", protestuesit marshuan në Shkup për të drejta të barabarta

FEMINISTING

March 8th, 2022

Duke brohoritur "Varfëria ka fytyrë gruaje", qindra protestues marshuan sot në Shkup për të kujtuar institucionet dhe qytetarët se pavarësisht faktit se gratë janë të barabarta me gjysmën e popullsisë në vend, ato ende nuk gëzojnë të drejta të barabarta në pothuajse asnjë aspekt të jetës së tyre, në punë apo në shtëpi, në politikë dhe jetë shoqërore, shkruan Mollëkuqja.mk.

Ky mars, sipas Platformës për Barazi Gjinore e cila organizoi marshin, shënon varfërinë e grave, të siguruar nga sistemi dhe të thelluar si pasojë e pandemisë dhe pasojave dyvjeçare nga virusi korona.

“Ne themi nëna ime nuk punon, është shtëpiake, ju thoni gruaja ime rri në shtëpi, nuk punon. Jo! Këto gra punojnë çdo ditë! Mbi 220 mijë gra, të cilat statistikisht numërohen si amvise dhe që janë ekonomikisht joaktive, punojnë çdo ditë, por nuk fitojnë nga puna e tyre. Në varësi të të ardhurave të familjes, këto gra janë vazhdimisht në rrezik të dhunës ekonomike dhe pleqërisë pa pension. Në një shtet në të cilin gratë nuk përfshihen si të barabarta, është një shtet në të cilin nuk ka përparim"

Platforma për Barazi Gjinore

Rita Behadini, kryetarja e OJQ-së “Mollëkuqja” në fjalimin e saj në protestë theksoi se puna e grave është e nënvlerësuar dhe shpesh e jo e paguar.

Festë...8 marsi nuk është festë. Për çka të festojmë? Gratë ishin dhe janë ende në vijën e parë të fronitit kundër luftës me virusin korona, si punonjëse shëndetësore, mësuese, pastruese, shitëse. Edhe pse përbëjnë gjysmën e popullsisë, gratë në Maqedoninë e Veriut nuk marrin pjesë në mënyrë të barabartë në vendimmarrje. Institucionet lejojnë diskriminimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre! Nuk kemi arsye për festë, kur jemi të varfëra sepse nuk paguhemi për punën që bëjmë.

Rita Behadini

Përmes këtij marshi protestues kërkohet miratimi i politikave dhe masave efektive për përballimin e pasojave nga Covid-19 që do përfshijë perspektivë gjinore për nevojat e grave, rritje të pjesëmarrjes së grave në grupet e punës që përgatisin dhe zbatojnë masat për t'iu përgjigjur situatës me Covid-19 dhe krizës ekonomike, politika buxhetore dhe ekonomike për njerëzit e jo për bizneset dhe partitë, shërbime inspektuese funksionale që parandalojnë shfrytëzimin dhe diskriminimin e punëtorëve, parandalimin e privatizimit të mëtejshëm të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Ndër kërkesat e tyre janë edhe edhe rritja e pjesëmarrjes së grave në postet vendimmarrëse, nëpërmjet vendosjes së kuotave që parashikojnë pjesëmarrjen e grave në të paktën 40% në çdo nivel qeverisjeje, miratimi urgjent i strategjisë për barazi gjinore 2021-26, miratimi urgjent i Strategjisë për Barazi Gjinore 2021 dhe miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore, miratimi urgjent i një Ligji të ri për Marrëdhëniet e Punës, i cili parashikon mbrojtjen e punëtoreve gra që punojnë me kontrata me afat të caktuar gjatë shtatzënisë, lindjes dhe prindërimit, të drejtën e mbrojtjes gjatë shtatzënisë si dhe kërkesa të tjera.

Protesta u organizua nga Platforma për Barazi Gjinore e cila është rrjet i pavarur dhe joformal i organizatave të shoqërisë civile në Maqedoni për të drejtat e grave, i përbërë nga 27 organizata dhe rrjete që punojnë së bashku për të promovuar barazinë gjinore.

8 marsi njihet si "Dita Ndërkombëtare e Gruas" në të gjithë botën, ajo shënohet çdo vit për të përkujtuar lëvizjen për të drejtat e grave. Respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork. 8 marsi u sugjerua në Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t'u bërë "Dita Ndërkombëtare e Gruas". Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Marsh protestues

MARSH PROTESTUES "VARFËRIA KA FYTYRË GRUAJE"

Marsh protestues

MARSH PROTESTUES "VARFËRIA KA FYTYRË GRUAJE"

Marsh protestues

MARSH PROTESTUES "VARFËRIA KA FYTYRË GRUAJE"

Marsh protestues

MARSH PROTESTUES "VARFËRIA KA FYTYRË GRUAJE"

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia