July 13th, 2022
Një nga periudhat më të ndjeshme të procesit jetësor të njeriut është adoleshenca. Në këtë cikël ndryshimet hormonale bëjnë që fizikisht dhe shpirtërisht; fëmija të rritet, e shumë normale në mes gjithë kësaj të kalojë në etapa sasiore të vogla ose më të mëdha depresioni. Cikli jetësor në vetvete e tregon si të mundshëm këtë proces megjithatë në kohërat moderne vetëmia dhe telashet e përmbushjes fizike, shpirtërore dhe mendërore janë bërë më të theksuara. Me ardhjen e internetit në jetërat tona, duke filluar nga MSN-ja e ndoshta edhe më herët, hyrja në një marrëdhënie intime online-sexting dhe shpërndarja e fotografive intime ka bërë të mundshme rrezikun e kërcënimeve dhe fitim e ndjenjës se dikush është më superior se dikush tjetër. Filmi I shkurtë Tagged paralelisht me se sa ndikim kanë jetët e të tjerëve në jetën tonë, paraqet këtë problem.
I publikuar në vitin 2011 filmi Tagged i regjisorit Chris Benz, mbi të gjitha është edukativ. Ai përshkruan mes ditëve të javës jetën e tre shkollarëve të mesëm të cilët bien pre e shpërndarjes së fotografive intime në publik nga njëri-tjetri. Duhet bërë e dukshme se në film shpërndahen dy llojë fotografish, ajo e cila quhet intime përshkak të përmbajtjes +18 që ka dhe tjetra e cila quhet intime sepse tregon jetën personale të dikujt pa përfshirë ndonjë gjest ose veprim intim. Me këtë në një vijë të një trajtshme ngjarjesh, skenaristi Damien Power dhe regjisori Benz; shfaqin dhe bëjnë me dije se çfardo llojë dokumenti, në këtë rast fotografi, të shpërndarë pa lejën e atyre që janë present në të, është krim.
Filmi, ashtu si shumica e filmave të shkurtër të cilët tregojnë rutinën ditore të karakterit kryesor, tregon ditë pas dite ndyshimet që ndodhin në jetët e karakterëve kryesore pas shpërndarjes së fotografive, mirëpo ky veprim aq sa mirë i kuptueshëm aq duket edhe klishe. Njëashtu pas një periudhe filmi humb toruan e ditëve, e kjo bënë që të duket pak jo profesionale. Edhe pse sipërfaqësisht, filmi i cili zgjatë vetëm 18 minuta përshkakë të tre historive që tregon mendoj se mund të ishe film i metrazhit të gjatë.
Ashtu sikurse edhe emri, filmi Tagged tregon fuqinë e tjetërkujt mbi jetët tona. Ai shtjellon Kate (Lisa Marie Shaw), vajzën e cila ka një blog në të cilin për qejf shpërndanë gjëra, e mes të tjerash edhe jetën e shkollarëve të saj, në këtë rast edhe një lidhje të fshehtë e “të ndaluar”. Jack (Rowan Hills), në anën tjetër, është djaloshi bukurosh i shkollës i cili është në këtë lidhje dhe i cili pasi kupton veprimin e Kate, për ta ndëshkuar këtë të fundit shpërndanë fotografitë e saj intime. Shoqja e Kate, është vajza naïve e cila nuk duron barrën e këtijë veprimi dhe i tregon Jack, për ti thënë se ndjejnë keqardhje por gjërat nuk shkojnë sikur do të kishim dashur të shkojnë. Në film kur njëra nga shoqet propozon të nxirret në pah se kush ka postuar në blog fotografinë, Kate kërcënon me të njëjtat fotografi me të cilat më pas Jack e dënon atë. Në film karma është vazhdimisht prezente sadoqë pasojat e rënda ti ketë.
Në film, problemi zgjidhet nëpërmjetë policisë dhe më pas me ndyshimin e shkollave të të rinjëve në fjalë. Gjithashtu në film është e dukshme mbështetja familjare. Të gjitha këto që I numërova këtu do doja ti shikoja më të detajuara dhe jo nën vijë melodike. Përshkakëse filmi përmbanë frymë edukative, theksimi i mbështetjes familjare dhe dhënia e disa hollësive për ndërhyrja e policisë kur të ndodhin veprime të këtilla të cilat janë të pashmangshme përshkakë të jetesës teknologjike që kemi, do të ishte shumë më me vend.
Në fund të filmit paraqitet një vajzë e cila ishte njoftuar me Kate në partin prej të cilit janë shpërndarë fotografitë intime të Kate, ajo mes paragjykimeve dhe shikimeve negative që I hidhen Kate, zgjedh në mënyrë shumë natyrale ti bëhet shpresë dhe shoqe Kate duke i thënë se “ Të gjitha këto shumë shpejtë do bëhen lajme të vjetra e do të harrohen!”. Sa e vërtetë, jetët tona nvaren nga një mjet shumë i vogël, I cili ka aftësinë që jetën tonë ta kthejë në ferr dhe shumë shpejtë na harron se edhe kush jemi…Sa e padrejtë!
Besa Tusha aktualisht është studente e vitit të fundit në universitetin e Arteve të Bukura "Mimar Sinan" në Stamboll. Ajo ka punuar si asistente e regjisë në disa filma studentor atje. Përveç kësaj ka qenë pjesë e stafit në Festivalin e Filmave të Shkurtë dhe Dokumentar "DokuFest" në Prizren. Besa ka qenë edhe pjesë e jurisë në edicionin e tretë të Festivalit të Filmave të Shkurtë "KFYD" në Turqi.
TË NDRYSHME
Në RMV zyrtarisht ka 294 pedofilë, shumica janë në liri „me raste” mund të in...
Fisnik Xhelili
21/05/2022
„Nëse është diçka që s'doni ta shohë gjyshja, mos e postoni", si të jemi të s...
Era Aliu
26/04/2022
„Dhoma Publike”, një grup, shumë skandale, dhjetëra viktima, por pak dhe mini...
Zenel Miftari
06/06/2022
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia