Safety-(15).png

RMV-ja „parajsë" për ngacmuesit në internet, viktimat në vend të policisë i drejtohen familjes

SEEN

July 7th, 2022

Mos-besimi në institucionet e drejtësisë dhe frika nga paragjykimet kanë bë që në Maqedoninë e Veriut shpesh herë viktimat e dhunës kibernetike të mos i raportojnë rastet. Andaj, lirshëm mund të thuhet që Maqedonia e Veriut mund të konsiderohet si „parajsë” për ngacmuesit në internet, pasi të njëjtit, rrallë herë përballen me drejtësinë. Se ku na çon kjo dhe çfarë duhet bërë që të kthehet besimi në institucionet e vendit, biseduam me ekspert të çështjes.

Një vit më herët studimi i organizatës joqeveritare „Mollëkuqja” zbuloi që pjesa më e madhe e vajzave në rajonin e pollogut, të paktën një herë në jetën e tyre janë përballur me ngacmime në rrjetet-sociale, edhe atë 65,8 për qind e të anketuarve kishin deklaruar se të paktën një herë në jetën e tyre kanë pranuar mesazhe që përmbajnë forma të ndryshme të ngacmimet seksual. 

Shqetësuese është fakti që pjesa më e madhe prej tyre, familjen e shohin si adresë më të bëesueshme dhe më të sigurt për të raportuar ngacmimet e këtilla, të dhënat  e studimit të „Mollëkuqja”, për këtë thonë kështu:

Pjesa më e madhe e tyre (29.3%) parapëlqejnë t’u drejtohen familjarëve kur janë të shqetësuara nga mesazhe ose përmbajtje të këtilla ngacmuese. Në vendin e dytë është policia (25%). Shumë prej vajzave të anketuara janë përgjigjur se nuk e dinë ku të drejtohen (21.6%). Shumë pak veta kanë zgjedhur (ose do të zgjidhnin) t’u drejtohen gazetarëve (0.9%) ose organizatave joqeveritare (1.4%) për të raportuar ngacmimet.

Vajzat që i kanë raportuar këto mesazhe, në përgjithësi nuk kanë qenë të kënaqura me rezultatin. 26.4% e vajzave mendon se asnjë institucion ose entitet tjetër nuk ka qenë efikas në zgjidhjen e problemit të tyre. vetëm 3.3% janë të kënaqura nga efikasiteti i policisë kurse 11.1% e tyre mendon se policia ka reaguar shumë vonë. 23.08% janë të kënaqura nga rezultati që kanë arritur pas raportimit në rrjetet sociale.

Çfarë thonë të dhënat e policisë?

Në rajonin e pollogut për katër vite janë denoncuar gjithsej 165 raste të krimit kibernetik. Në pjesën më të madhe prej tyre autorët nuk janë gjetur.

Mollëkuqja përgaditi infografik në lidhje me këtë:
inf.jpeg

Çfarë duhet bërë? 

Kalia Dimitrova nga organizata joqeveritare “Meduza” për Mollëkuqja.mk theksoi në Maqedoninë e Veriut dhuna lulëzon për shkak se sipas saj, është e ndihmuar, inkurajuar, nxitur dhe injoruar nga vetë sistemi.

kal.jpeg

“Dhuna lulëzon në qoftë se është e ndihmuar nga vetë sistemi, e inkurajuar, e nxitur apo e injoruar. Në një shoqëri, është mosmirënjohëse që viktimave të këtij lloji të dhunës t’u vihet ndonjë barrë raportimi, për të cilat më së shpeshti faji kërkohet nga viktimat, në vend se te dhunuesit, me deklarata të tipit “çka kërkoi ajo të fotografohet lakuriq”. Por edhe shumë komente të cilat duken “jo të dëmshme” si dhe në formë këshillash si, “vajzat duhet të kenë kujdes se çfarë publikojnë dhe çfarë dërgojnë në internet”, as kjo qasje nuk shkon në drejtim të zgjidhjes së problemit, por gjithashtu e drejton fajit nga viktimat” tha Dimitrova.

Ajo shtoi se me injorimin e rasteve të tilla nga ana e institucioneve kompetente, dërgohet mesazh i qartë se “se traumat tona të cilat lidhen me dhunën seksuale dhe shqetësimet nuk kanë vlerë, janë joekzistente dhe të padukshme. Realiteti është se në një situatë të tillë, ju kërcënoheni me mundësinë e humbjes së vendit të punës, shoqërisë, respektit, statusin e kështu me radhë ndërkaq dhunuesi rrallë herë do të dënohet”

Dimitrova potencoi se institucionet kompetente urgjentisht duhet të harmonizojnë Kodin Penal me Konventën e Stambollit si dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Procedurë Penale, gjegjësisht, drejt sinkronizimit të plotë të tij me Konventën e Stambollit.

Sipas profesoreshës së drejtësisë, Arta Selmani, praktikat jo të mira si dhe gjykatësit të cilët nuk e kryejnë punën e tyre në formën më të mirë të mundshme kanë mundësuar që gratë sot të humbin tërësisht besimin në këtë institucion dhe kështu, t’i drejtohen familjes për ndihmë.

arta.jpeg

“Gjykata në kuptimin e vërtetë nënkupton institucion qeveritar, e cila ka autoritet për të kryer administrimin e drejtësisë në çështje civile, penale dhe administrative në pajtim me ligjin. Mirëpo, për shumicën e popullatës, gjykatës si institucion shumë i rëndësishëm i ka humbur kredibiliteti që duhet ta posedojë dhe se imazh për të bërë drejtësi nuk ka. Këtë paraqitje e kanë dhënë gjykatësit, të cilët detyrën e tyre nuk e kryejnë me përkushtim dhe vullnet të mirë, lëndët e çështjet e rëndësishme i lënë si të parëndësishme, anulojnë dhe nuk i mbarojnë në afat të arsyeshëm, gjë që ndikon te personat e viktimizuar ta humbin besimin te institucionet e drejtësisë. Kjo gjë, për fat të keq, është prezente në vendin tonë. Pra, është absurde, meqenëse ligji ekziston dhe qytetarëve u jep shumë të drejta e nuk zbatohet” tha Arta Selmani për Mollëkuqja.mk.

Sipas saj, në mënyrë që të kthehet besimi i popullatës në gjykatat e vendit “Duhet kohë. Fillimisht, duhet krijuar shprehia e të punuarit me përkushtim dhe ndershmëri, duhet ngritur dhe ruajtur integriteti për besueshmëri në institucionet e drejtësisë dhe çdo çështje civile të merret parasysh e sidomos rastet e tilla kur cenohet e drejta individuale. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sovraniteti buron nga qytetarët dhe është i qytetarëve”.

Juristi Emir Kurtishi: Më të rrezikuar janë ata që paraqesin raste, se sa ata që ushtrojnë dhunë
emi.jpeg

Sipas Kurtishit, “rastet seksuale te ne fatkeqësisht ende sot e kësaj dite ngelin tema tabu, pak të përfolura së paku publikisht dhe mendoj se këtu ndikojnë më tepër faktorë, duke u nisur nga korniza ligjore, dispozitat e pakta në numër që ekzistojnë te ne për mbrojtjen dhe sanksionimin e këtyre formave të dhunës seksuale, por edhe ato që i kemi janë të paplota dhe joprofesionale e këto na dërgojnë në gjendjen tjetër që në vend ushtruesi i dhunës seksuale të përfundojë në burg, kemi fatkeqësisht qytetarë ende më tepër të demoralizuar, të paguximshëm për të paraqitur raste të këtilla tek institucionet relevante, të cilët janë të detyruar t'i ndihmojnë, por shpeshherë ngelin pa epilog të caktuar”

Ai shtoi se pasi gratë denoncojnë rastet e tilla, në vend që të hasen në mbështetje, ata përballen me paragjykime dhe bullizëm, e gjithë kjo sipas tij vjen për shkak të mosfunksionimit dhe mos-trajtimit serioz të këtyre rasteve nga ana e institucioneve tona. 

“Faktori tjetër, është se ende jemi shoqëri konzervatore dhe kemi drojë të flasim për raste të tilla që mos të nxisim paragjykime në shoqëri, për shkak se viktima apo femra e ngacmuar seksualisht konsiderohet e pamoralshme, mendësia jonë e përgjithshme për relativizimin e fenomeneve po të qajmë publikisht do të na ushtrohet bullizëm me vendosje të lloj-lloj etiketave. Kolektivisht jemi më të prirur t'i keqkuptojmë rastet se sa të gjejmë mirëkuptimin ndaj atyre. Duke pasur parasysh këtë panoramë të përgjithshme, vijmë në përfundim se më tepër jemi të rrezikuar ne që paraqesim raste se sa ushtruesit e tyre, për shkak të mosfunksionimit apo trajtimit serioz juridik që nuk i japin institucionet tona apo në formimin e institucioneve të profesionalizuara adekuate që do të dërgonin në epilogje të caktuara. Prandaj, sot për shembull popullata ka besim 40% te policia e shtetit e të mos flasim për gjykatat që është edhe më e ulët” shtoi Emir Kurtishi, jurist.

Mollëkuqja vizualizoi procedurën e denoncimit të rasteve të krimit kibernetik.
1

1

2

2

3

3

4

4

5

5

6

6

Ndryshe, Mollekuqja.mk disa javë më herët realizoi intervistë me zëdhënësin e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi, ai bëri thirrje të gjithë viktimave të dhunës kibernetike t’i paraqesin rastet.


Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për dy vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.