Untitled-design-(4)-1670586135.png

Prezervativët do të jenë pa pagesë për personat nga 18 deri në 25 vjeç në Francë

N'THELB

December 9th, 2022

Presidenti francez Emanuel Makron ka deklaruar se për personat nga mosha 18 deri 25 vjeçe, prezervativët në barnatore do të jenë pa pagesë, me qëllim që të reduktohet numri i shtatzënive të padëshiruara në mes të rinjve.

“Kjo është një revolucion i vogël për kontraceptivët “, tha Makron në një debat me të rinjtë.

Kjo lëvizje vjen menjëherë pasi qeveria filloi të kryejë kontrolle pa pagesë të lindjes të gjitha grave deri në moshën 25 vjeçe, ndërsa më herët përfitues të kësaj mase kanë qenë vetëm vajzat deri në moshën 18 vjeçe.

Paratë për prezervativë tashmë po rimbursohen përmes sistemit nacional shëndetësor në qoftë se paraprakisht janë të përshkruara nga mjeku apo akusherja, masë e cila ka për qëllim parandalimin e shpërndarjes së sidës dhe sëmundjeve tjera seksualisht të transmetueshme.  

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për tre vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink dhe Vistinomer.mk, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai aktualisht është gazetar në televizionin nacional Alsat M dhe njëkohësisht bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.