Untitled-design-(3)-1648140687.png

Pilulat kontraceptive për meshkujt kanë rezultuar 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë

MARRE

March 24th, 2022

Një pilulë e re kontraceptive për meshkujt është zbuluar të jetë 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë në testet e minjve. Pas testeve të suksesshme te minjtë, studiuesit shpresojnë të fillojnë provat klinike te njerëzit në gjysmën e dytë të këtij viti. Kjo mund të sjellë balancë gjinore në barrën kontraceptive, ku ka shumë më pak opsione për burrat.

Duke paraqitur gjetjet hulumtimit të tyre në takimin pranveror të Shoqatës Amerikane Kimike, shkencëtarët do të njoftojnë krijimin e një pilule të re kontraceptive për meshkuj jo-hormonale e cila kishte rezultuar se parandalon në mënyrë efektive shtatzëninë tek minjtë pa efekte anësore të dukshme.

Përderisa gratë mund të përdorin disa pilula ose peceta specifike për parandalimin e shtatëzanisë apo pajisje intrauterine, burrat mund të përdorin vetëm prezervativët (për një përdorim), te cilet jane te prirur per te deshtuar dhe per vazektomi te shumta te pakthyeshme.

Vazektomitë janë procedura kirurgjikale të cilat potencialisht mund të kthehen, por përgjithësisht konsiderohen si një formë e përhershme e sterilizimit mashkullor.

Operacioni mjekësor i kthimit është "i shtrenjtë dhe jo gjithmonë i suksesshëm", thanë studiuesit, duke theksuar nevojën për "një kontraceptiv efektiv, afatgjatë, por të kthyeshëm, të ngjashëm me pilulën e kontrollit të lindjes për gratë".

"Shkencëtarët janë përpjekur me dekada të tëra për të zhvilluar një kontraceptiv oral efektiv për meshkuj, por ende nuk ka pilula të miratuara në treg," tha mjeku Abdullah Al Noman.

Ka disa përbërës që po testohen përmes provave klinike, por studiuesit targetojnë testosteronin e hormonit seksual mashkullor, i cili mund të shkaktojë shtim në peshë, depresion dhe efekte të tjera anësore.

"Ne donim të krijonim një kontraceptiv mashkullor jo-hormonal për të shmangur këto efekte anësore," tha mjeku Noman.

Ekipi i shkencëtarëve shpreson të fillojë provat klinike te njerëzit në gjysmën e dytë të këtij viti. 

Ndryshe, mjeku Georg, kreu i departamentit të kimisë mjekësore në universitet, tha: "Për shkak se mund të jetë e vështirë të parashikohet në qoftë se një përbërës që rezultoi i mirë në studimet e kafshëve do të rezultojë ashtu edhe në provat njerëzore, ne aktualisht po eksplorojmë edhe përbërës të tjerë.

Tags:

abort
Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për dy vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.