the-first-country-to-make-period-products-free-vows-to-help_t6xs.jpeg

Në Kaliforni produktet higjienike menstruale do të jenë falas në shkolla dhe universitete

MARRE

October 12th, 2021

Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor produktet e higjienës menstruale do të jenë falas në shkollat publike në Kaliforni siç kërkohet nga legjislacioni i ri i nënshkruar me ligj të premten, më 8 tetor.

Sipas Washington Post, një rrjet prej 23 kampuseve me më shumë se 485 mijë nxënës do të kenë qasje në produkte higjienike menstruale falas, të cilat do të vendosen nëpër tualete duke filluar nga viti akademik 2022-2023.

Legjislacioni që quhet “Menstrual Equity for All Act” u prezantua nga Cristina Garica, anëtare e Asamblesë Shtetërore të Kalifornisë.

Ligji është hapi i fundit drejt “barazisë menstruale” në një prej shteteve më të populluara, praktikat e të cilit shumë shpejtë fillojnë të përhapen edhe në shtetet tjera. Këtë vit është larguar edhe taksa për produktet menstruale, njësoj e inicuar nga Garcia, e cila do t’i kushtojë Kalifornisë më shumë se 20 milion dollarë në vit.

Ashtu si letrat e tualetit ofrohen në çdo banjo publike, njëjtë duhet të ofrohen edhe produktet menstruale. Është koha që të njohim dhe t’i përgjigjemi biologjisë së gjysmës së popullatës, duke i dhënë prioritet qasjes falas deri te produktet menstruale, dhe duke eleminuar barrierat për t’i gjetur të njëjtat

Cristina Garcia

Një studim i Universitetit George Mason tregon mënyrat se si varfëria menstruale ndikon te studentët. Sipas këtij studimi 1 nga 10 studente vajza ka raportuar se ka përjetuar varfëri menstruale kronike, duke nënkuptuar me këtë që çdo muaj kanë pasur vështirësi për të paguar produktet menstruale bazike. 

Skocia vitin e kaluar u bë shteti i parë në botë që vendosi të ofron produkte higjienike menstruale falas në të gjithë vendin. Në këto produkte, përfshihen tamponët, dhe të gjitha produktet tjera sanitare që u duhen grave e vajzave. Në vitin 2018, Skocia u bë vendi i parë në botë që siguroi produkte falas të menstruacioneve nëpër shkolla, kolegje dhe universitete.

Akti i Produkteve Sanitare (pa provizion) në Skoci, kaloi unanimisht në fazën e tij të fundit duke vendosur kështu obligim ligjor për autoritetet lokale për të vënë në dispozicion produktet sanitare për të gjithë ata që kanë nevojë për to, duke u mbështetur në punën e këshillave si “North Ayrshire”, e cila ka siguruar tampona dhe peshqirë sanitarë falas në ndërtesat e saj publike që nga viti 2018.

Në Skoci, çdo vit shfrytëzohen 24.1 milionë funte, ose mbi 28 milionë euro për produkte menstruale. 

 

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi”. Ajo është gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Rita ka moderuar emisionin "Pasdite me Alsat" në Televizionin Kombëtar "Alsat". Ajo është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia