ddd.jpg

Islanda u bë vendi i parë në Evropë që zgjodhi më shumë gra se burra në parlament

FEMINISTING

September 26th, 2021

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, Islanda ka votuar më shumë gra se sa burra në parlamentin e saj, duke u bërë kështu i pari shtet në Evropë që në parlament ka përfaqësim më të madh të grave se sa të burrave.

Tridhjetë e tre gra u votuan dhe siguruan karriket e tyre në parlamentin i cili ka 63 vende gjithsej. Numri i përfaqësimit të grave për dallim nga zgjedhjet e kaluara është rritur për 9 pozicione, ku përbërjen paraprake kishte 24 gra nga 63.

Islanda, ishulli verior i cili ka 371,000 banorë, u rendit vendi me barazi më të madhe gjinore në botë për të 12-in vit me radhë në një raport të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të publikuar në mars.

Në dritën historike dhe ndërkombëtare, lajmi më domethënës është se gratë tani janë për herë të parë në shumicë në parlamentin Islandez dhe të parën në Evropë. Ky është një lajm i mirë

Gudni Johannesson, President i Islandës

Sipas të dhënave nga Unioni Ndërparlamentar, vetëm tre vende të tjera kanë më shumë gra sesa burra në parlament edhe atë: Ruanda (61%), Kuba (53%) dhe Nikaragua (51%) ndërsa Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një ndarje të barabartë 50/50. 

Në Evropë, shtetet tjera që kanë përfaqësimin më të lartë të grave në parlament janë Suedia dhe Finlanda të cilat kanë përkatësisht 47% dhe 46% gra në parlament.

Islanda përsëri po udhëheq rrugën për barazinë gjinore. Fantastike!

Bryony Mathew, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Islandë

Ndryshe, Kuvendi i parë i RMV-së, u zgjodh në 1990 dhe për nga përfaqësimi  i grave në të ishte pothuajse jo ekzistues, vetëm 5 prej 120 të zgjedhurve ishin gra. Ky numër është rritur ndër vite, ku në Kuvendin aktual, të konstituar më 30 gusht të vitit 2020 numri i grave është 43 nga 120. Në vendin tonë, gratë janë ende të nën-përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vetë fakti që ekziston një kuotë prej 40% e përfaqësimit të grave në listat e partive politike, respektivisht çdo e treta në listë duhet të jetë grua, e bën diskriminimin të jetë ligjor.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia