MFS-poster-1.jpeg

“Gratë në medie”, fokusi i Festivalit të Medieve në Shkup

FEMINISTING

October 6th, 2021

Festivali që për katër vite me radhë është mbajtur në Shkup me emrin Festivali i Filmit Investigativ, po zhvillon edicionin e pestë me një emër të ri – Festivali i Medieve. Këtë vit ky festival ka në fokus gratë në medie, për të parë se si gratë janë të portretizuara në media, për të shqyrtuar sfidat me të cilat gratë gazetare përballen dhe mbi të gjitha për të vlerësuar gratë që punojnë para dhe prapa kamerave.  

Në edicionin e sivjetshëm të festivalit analizohen më tepër aspekte të sferës së gazetarisë lokale me gazetarë të skenës mediatike vendase, duke përfshirë dhe shumë mysafirë gazetarë nga më shumë vende të botës. 

Edhe edicioni i pestë i Festivalit të Medieve po zhvillohet online nëpërmjet platformave Facebook dhe Youtube. Përveç kësaj pjesë e festivalit janë edhe shumë filma të cilët mund të ndiqen online gjatë kohës që po zhvillohet festivali, nga data 5 deri më datë 8 tetor, por edhe disa ditë pas përfundimit të të njëjtit. 

Festivali organizohet nga PINA, e cila edhe para katër vitesh kur ka filluar festivali është fokusuar në tema që kanë të bëjnë me gratë në medie si dhe me pozitën e grave të cilat punojnë në sferën mediatike. Njëjtë si medie, kanë organizuar edhe programe dhe trajnime për gjeneratat e reja të gazetareve. 

Festivali i Medieve këtë vit ka sjellë emra shumë interesant nga bota, dhe histori të grave që ja vlen të dëgjohen. Pjesëmarrësit do të mund të ndjekin një punëtori nga Susanne Klingner nga Gjermania për procedurën e regjistrimit të podkasteve. Catherine Gicheru është gjithashtu një prej emrave më interesant që ndau me publikun e Maqedonisë eksperiencën e saj si gazetare në Afrikë. 

Festivali do të zgjasë deri të premten më datë 8 tetor. 

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi”. Ajo është gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Rita ka moderuar emisionin "Pasdite me Alsat" në Televizionin Kombëtar "Alsat". Ajo është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia