Safety-(3).png

Childhood 2.0: Gjysma e fëmijëve të moshës 8-16 vjeçare shohin porno, këto video përmbajnë dhunë dhe agresion

SEEN

May 12th, 2022

Si janë rritur prindërit e juaj, pa internet dhe pa smartfona?                  

Çfarë mendoni se kanë bërë ata për t”u argëtuar?

*SPOILER!  

Përskaj dashurisë së pa kushtë që prindërit ua dhurojnë fëmijëve të tyre, ata ndjejnë  përgjegjësi dhe frikë për  mënyrën se si po i edukojnë këta të fundit. Në vija të përgjithshme çdo gjallesë që mbanë epitetin prind ka detyra, mirëpo njeriu: si gjallesa me aftësi intelegjence më superiore në botë, vazhdimisht rrihet nga valët e ndryshimit dhe kundrejt tyre duhet të jetë imun. Kështu problemet e panjohura, ndonjëherë të pakapshme dhe rreziqet e papritura që kanë ndryshuar definicionin e tyre përgjatë linjës historike janë detyra primare të secilit prind që si fillim të identifikohen dhe më pas të largohen. Parashtrohet pyetja si vijon:

Sa janë prindërit e vetëdijshëm për problemet që koha ka sjellur dhe a po mundet ata t’i evidentojnë dhe largojnë ato?

Përgjigjen mundohet ta gjejë filmi dokumentar “Childhood 2.0"

Me regjisorë Robert Muratore, Jamin dhe Kiowa K. Winans filmi dokumentar “Childhood 2.0” shtron  haptazi rreziqet e mediave sociale duke intervistuar prindër e fëmijë por jo vetëm. Padyshim që përveç mesazhit(eve) dhe të dhënave që na komunikon ky dokumentar, realizimi i tij gjithashtu merr notë të lartë. Emri i filmit përshkruan dhe flet për filmin. Në vijim për të vërejtur dallimet ideologjike që koha ka imponuar, në kolltuqet që intervistohen prindërit në po të njejtit intervistohen edhe  fëmijët. Kështu, nën të njëjtën çati, gjeneratat e ndyshme përjetojnë ndyshe ndyshimet kohore. Dokumentari fillon dhe mbaron duke treguar kronologjinë kohore të risive që kanë sjellur ndyshueshmëri gjatë historisë dhe padyshim vëmendje i kushton teknologjisë, internetit dhe mediave sociale, të cilat sipas të intervistuarve adukuat mes shumë të mirave kanë sjellur shumë deficite sidomos në raport me rritjen e fëmijëve.

Pa hezitim mund të thuhet se teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si rrimë, flejmë, komunikojmë, dashurojmë dhe urrejmë. Ajo, veçuar nga rreziqet e botës së jashtme që i kanosen njeriut e sidomos fëmijëve dhe adoleshentëve,  si rrezik online i cili kërcënon pandërprerë këto të fundit por jo vetëm është më i rrezikshmi. Sipas të intervistuarve përdorimi i internetit 10 vitet e fundit ka kaluar përmasat normale dhe sëbashku me të ka bërë që shumica e njerëzve e në veçanti fëmijët të vuajnë nga sëmundje emocionale apo/edhe fizike. Shumica e fëmijëve posedojnë një smartfon në moshën 11 vjeçare, sëbashku me këtë është rritur numri i dëshirës për vetvrasje apo edhe vetvrasjes së fëmijëve. Është rritur numri i fëmijëve të varur nga smartfonat, i fëmijëve që kanë problem me obesitetin, bullizimit e të tjera.

Duhet theksuar se filmi dokumentar në fjalë i kushton rëndësi krijimit të lidhjeve njerëzore. Në film mes të tjerash pyetet dhe jepen fakte për krijimin e lidhjeve moderne dhe pornografisë. Sexting, i cili vijon me përhapjen e screenshotave të një akti tepër intim mes dy personave, ngacmimet seksuale në DM nga të panjohurët, madje predatorët online janë disa nga problemet gjigande që i posedon interneti. Në dokumentar shohim etapat e krijimit të një llogarie false të një të miture me emrin Libby dhe ngacmimet, shpërndarja dhe kërkimi i fotove dhe videove intime, manipulimet dhe kërcënimet që i bëhen asaj. Në këtë pjesë dokumentohet rreziku fatal që sjellë përdorimi i smartfonave dhe internetit pa kontrollë. 

Në film vajzat adoleshente shprehen se ndjehen shum të objektivizuara dhe të nënvlerësuara nga gjinia e kundërt. Këtë e shpjegojnë statistikat të cilat raportojnë se 27% e videove në internet janë pornografike ose eksplicite disi duke pasuar me të dhënën se gjysma e fëmijëve nga mosha 8 deri në 16 vjeçare kanë parë ose/dhe vazhdimisht shohin porno. Padyshim në film citohet se fëmijët pornografinë e cilësojnë si edukim seksual mirëpo gjithashtu përshkak të përmbajtjes që ka (88% e videove pornografike përmbajnë dhunë fizike dhe 49% agresion verbal kyesisht kundrejtë gruas) ka sjellë me vete probleme drastike në raport me krijimin e lidhjeve në shoqëri.

Të konektuar 24 orë në ditë për t’i treguar botës sa të mrekullushëm dhe unik jemi, se sa ne jemi më të mirë se tjerët… kjo kemi menduar se ishte më e keqja që interneti ka sjellur por rezulton se frika më e madhe është moskontrollimi dhe ekspozimi i menjëhershëm i fëmijëve me smartfonat. Fëmijet në dokumentar shprehen se pa internet do ndjeheshin të mërzitur dhe në fakt përdorimin e tij e lidhin me ndjenjë e të mos paturit tjetër aktivitet më interesant për të bërë. Le t’ua bëjmë interesant jetën fëmijëve tonë, aktiviteti më interesant për ta NUK DUHET TË JETË dhe NUK ËSHTË interneti.   

Besa Tusha

Besa Tusha

Besa Tusha aktualisht është studente e vitit të fundit në universitetin e Arteve të Bukura "Mimar Sinan" në Stamboll. Ajo ka punuar si asistente e regjisë në disa filma studentor atje. Përveç kësaj ka qenë pjesë e stafit në Festivalin e Filmave të Shkurtë dhe Dokumentar "DokuFest" në Prizren. Besa ka qenë edhe pjesë e jurisë në edicionin e tretë të Festivalit të Filmave të Shkurtë "KFYD" në Turqi. 

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia