black-&-white-aesthetic-modern-fashion-photo-collage-instagram-post-(1440--550-px).png

Arbnora Memeti në "Llafe Grash": Pa marrë parasysh për çka flet, merr komente ofenduese në internet

N'THELB

January 23rd, 2024

Fotoreporterja Arbnora Memeti e ftuar në emisionin "Llafe Grash" ndau eksperiencën e saj me komentet negative në rrjete sociale, duke theksuar se pa marrë parasysh për çka ajo flet publikisht, dikush ka diçka ofenduese për të thënë.

"Ti pavarësisht për çka del edhe flet, në fund të ditës merr komente prej një x personi që as nuk njihesh por as nuk të ka ndjekur se çka ke bërë në jetë, me çka merresh, dhe e merr një të sharë. Unë për vete nuk prekem, nuk hy t'i lexoj komentet, por familjarët e mi, ndoshta prej qejfit që ti ke dalë dhe ja paraqitur diku...i lexojnë sepse ndjehen krenar edhe nëse të shohin në një televizion shumë pak të ndjekur ose emision shumë të ndjekur. Ata ndjehen krenarë për paraqitjen", shprehet Arbnora.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e profesionit të fotoreporteres dhe sfidat në terren, duke mos lënë anash punën në media dhe vlerësimin e punës së saj nga vetë gazetarët dhe punonjësit mediatik.

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi”. Ajo është gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Rita ka moderuar emisionin "Pasdite me Alsat" në Televizionin Kombëtar "Alsat". Ajo është bashkëthemeluese dhe presidente e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia