Untitled-design-1666260307.png

65 për qind e grave nuk janë të pregatitura për menopauzë, ju nevojitet mbështetje në atë periudhë stresuese, thonë gjinekologët

N'THELB

October 20th, 2022

Një përqindje e lartë e grave, deri në 65 për qind, thonë se janë të papërgatitura për menopauzë, një periudhë e natyrshme e plakjes që shoqërohet me rënie natyrale të hormoneve riprodhuese të një gruaje që fillon diku mes moshës 45 dhe 55 vjeçe. Ndaj, siç këshillojnë gjinekologët, ndjeshmëria dhe kujdesi individual është i nevojshëm për çdo grua që e kalon këtë fazë krejtësisht natyrale, por ndonjëherë edhe stresuese të jetës. Menopauza nganjëherë quhet "ndryshimi i jetës" dhe sinjalizon fundin e aftësisë së një gruaje për të pasur fëmijë.

Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë Shkup, është duke u zhvilluar një javë me ekzaminime dhe konsulta falas për pacientët në menopauzë. Deri nesër, nga ora 14:00 deri në ora 20:00, do të ekzaminojnë: sot Natasha Ilieva dhe nesër Eva Sozovska-Belchovska.

Një grua konsiderohet të jetë në menopauzë kur kanë kaluar 12 muaj nga cikli menstrual i saj i fundit.

“Menopauza, pra periudha rreth saj (e ashtuquajtura perimenopauzë) gëzon një 'reputacion të keq' pikërisht për shkak të simptomave të shumta që shkaktojnë frustracion për shumë gra - si ndezjet e nxehta, djersitjet gjatë natës, thatësia vaginale, dhimbje koke, shtim në peshë, rënie përqendrimi, luhatjet e humorit dhe ankthi. Simptomat që çdo grua mund t'i përjetojë ndryshe, por që mund të ndryshojnë edhe shumë dhe të zgjasin disa vite” thonë nga Shoqata e Gjinekologëve të Maqedonisë.

Më 18 tetor, bota shënoi Ditën Botërore të Menopauzës – e caktuar në vitin 1984 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Menopauzës si një datë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reduktuar stigmën që lidhet me të, si dhe për të nxjerrë në pah opsionet në dispozicion për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e grave.

Këtë vit, fokusi është në rritjen e ndërgjegjësimit për "mjegullën e trurit", e cila përfshin simptoma të tilla si vështirësi në të mësuar dhe memorie verbale - vështirësi në kujtimin e fjalëve dhe numrave, ulje e përqendrimit (shpërqëndrim lehtësisht, humbje e mendimeve), vështirësi në fillimin e detyrave të përditshme, harresë për aktivitete të caktuara (si - pse, ose për çfarë kam ardhur në këtë dhomë), duke harruar takime, data dhe ngjarje të rëndësishme.

“Mjegulla e trurit të menopauzës është normale dhe e zakonshme në moshën e mesme, nuk është vetëm imagjinata e një gruaje dhe mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës së një gruaje”, shtuan gjinekologët.

Në të njëjtën kohë, në tre nga pesë gra, të moshës 45 deri në 55 vjeç, simptomat që lidhen me menopauzën ndikojnë negativisht në cilësinë e performancës së tyre në punë. Dy të tretat e tyre ankohen për më pak aftësi për t'u përqendruar në punën dhe përgjegjësitë e përditshme, dhe për më shumë se gjysmën kjo shkakton një situatë stresuese. Pothuajse 30% e grave përdorin pushim mjekësor për shkak të simptomave të menopauzës, por vetëm një pjesë e vogël e tyre e deklarojnë hapur këtë arsye për pushim mjekësor.

Disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin kognitiv te gratë në menopauzë (periudha që i paraprin menopauzës), sipas Shoqatës, janë: obeziteti, presioni i lartë i gjakut i parregulluar, diabeti, pirja e duhanit, pasiviteti fizik, reduktimi i ndërveprimit social, pasiviteti kognitiv, ankthi dhe depresioni.

“Mund të përmirësoni disponimin e një gruaje në menopauzë duke i dhënë një libër, duke e ftuar në një takim apo shëtitje dhe duke përmirësuar gjendjen e saj fizike dhe mendore”, këshillojnë gjinekologët.

Burimi: SakamDaKazam (SDK)

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia