Marta Stevkovska
Marta Stevkovska është gazetare, shkrimtare dhe feministe me mbi 12 vjet përvojë pune. Marta është fuqimisht e përkushtuar për të përfaqësuar në mënyrë efektive projektet, fushatat, arritjet dhe qëllimet e Rrjetit Stella me fokus në solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen. Ajo është gjithashtu pjesë e programit PINA për gratë gazetare, i vetmi program për gazetaret gra në vend. Hulumtimi i saj gazetaresk fokusohet në çështjet që lidhen me gratë në media, barazinë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore, si dhe mbështetjen e të mbijetuarve dhe grupeve të margjinalizuara dhe personave LGBTI+ në shoqëri.