Duke pasur parasysh nevojën për ngritje të vetëdijes për ngacmimet në rrjete sociale “Mollëkuqja” po realizon fushatën “SEEN”. Kjo fushatë ka për qëllim fuqizimin e grave dhe vajzave për të raportuar ngacmimet në rrjete sociale: mesazhet që përmbajnë ngacmim, gjuhë të urrejtjes, kërcënime apo ofendime.
“Mollëkuqja” ka kontaktuar 208 vajza të moshës 18 deri 25 vjeçare të cilat i janë përgjigjur anketës në formë elektronike. 65.8% e vajzave të anketuara kanë marrë mesazhe nga djem ose burra që përmbajnë forma të ndryshme të ngacmimit seksual, gjuhë të urrejtjes, kërcënime dhe ofendime. 32.2% e tyre nuk kanë marrë përmbajtje të tilla në rrjetet sociale.
42.7% e vajzave të anketuara të cilat kanë marrë mesazhe të këtilla, i kanë injoruar të njëjtat. Për të qenë rezultatet edhe më dekurajuese, në rastet kur vajzat nuk i kanë raportuar këto ngacmime të kësaj natyre, nuk e kanë bërë atë sepse “nuk mendoj se do të ndërmerret diçka” (40.9%) dhe “nuk mendoj se diçka do të ndryshojë” (33.3%).
“SEEN”, njësoj si në mesazhet e hapura dhe të injoruara në inboxet e vajzave dhe grave. “SEEN” sepse ky fenomen duhet diskutuar dhe adresuar.
„Nëse është diçka që s'doni ta shohë gjyshja, mos e postoni", si të jemi të sigurt në internet?
Era Aliu
26/04/2022
"Përndjekja", aktorëve politik nuk u “ngutet” të miratojnë propozim-ndryshimet në Kodin Penal
Teuta Buçi
19/04/2022
Dilema e Tinder Swindler, dashuri, miqësi apo mashtrim i radhës?
Besa Tusha
14/04/2022
30%
Nuk mendoj se diçka do të ndryshojë
40%
Nuk mendoj se do të ndërmerret diçka
10%
Kam pasur frikë se do të më fajësojnë mua
Nëse keni marrë mesazhe ngacmuese që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, ofendime dhe kërcënime, mund të njëjtat mesazhi t'i ndani me "Mollëkuqen" në mënyrë anonime. Kjo është një hapësirë e sigurtë ku ju mund të tregoni historinë tuaj, pasojat nga ngacmimet në rrjete sociale apo çfardo lloj informacioni shtesë që ju doni ta ndani me ne.
RAPORTO