Thirrje për trajnim: Raportim i përgjegjshëm për çështjet gjinore

Trajnimi është i hapur për të gjithë të interesuarit për media dhe barazi gjinore.
Për dy ditë, do të diskutohet hapur mbi rëndësinë e raportimit etik për tema si dhuna në familje, rolet gjinore dhe si të shmanget fajësimi i viktimës, duke ofruar njohuri praktike dhe qasje profesionale për gazetari të përgjegjshme.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit dy-ditor, pjesëmarrësit do të kenë mundësi, nën mentorimin e trajnerëve, të shkruajnë një artikull për Mollëkuqja.mk dhe të pajisen me certifikatë.

Kush janë trajnuesit?

Trajnues janë Fatlume Dervishi nga Alsat M dhe Ardit Ramadani nga Mollëkuqja.mk.
Fatlume Dervishi është gazetare e diplomuar dhe redaktore në televizionin Alsat M. Ajo ka kryer studimet master për Marrëdhënie me Publikun. Fatlumja shkruan më tepër për tema politike, të edukimit dhe të diplomacisë. Ajo ka marrë pjesë në shumë projekte tjera për verifikim të fakteve.
Ardit Ramadani është kryeredaktor përgjegjës në Mollëkuqja.mk dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Ai është bashkëthemelues në të dy këto organizata. Arditi është fitues i disa çmimeve për gazetari investigative. Më herët, ai ka punuar si gazetar në Alsat M, Portalb.mk dhe si verifikues i fakteve në Vistinomer.mk.
🗓21-22 prill, 2026
📍South East European University
⏰10:00 – 14:30
Trajnimi mbështetet financiarisht nga Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore përmes projektit Challenge EU.
Afati i aplikimit: 18 prill
Për pyetje shtesë: ceomollekuqja@gmail.com | 070 544 702

Related