Në predikimet fetare thuhet se fëmija edukohet njëzet vite përpara se të lind. Një e dhënë e tillë përcillet nëpër gjithë lëmitë filozofike madje e ndjejmë shumë edhe në letërsi e art. Arsyeja e një veprimi të caktuar nga dikush, sqarohet me jetën e mëparshme të tij ose më saktë me impaktin që prindi e njerëzit e rëndësishëm përreth tij i lënë/japin atij. Këtë më së bukuri e përshkruan seriali Euphoria prodhim i HBO Max.
Seriali Euphoria, ndryshe nga çdo film e serial i mëparshëm që përshkruan adoleshencën dhe problemet rinore, si nga mënyra e incizimit ashtu edhe nga mënyra e shtjellimit të problemeve, frymon sa fragjilë aq edhe i dhunshëm. Seriali në vetvete i jep githkujt të drejtë duke u aprovuar të gjithëve në njëfarë mënyre lëvizjet dhe veprimet e bëra. Dikur i varur nga droga, krijuesi i serialit Sam Levinson, shpejgon se grimi i shumëngjyrshëm i karaktereve shpreh fuqinë dhe shumëlarshmërinë e ëndrrave të të rinjëve, njëashtu shprehet edhe drejtori fotografisë Marcell Rev- për kamerën që vazhdimisht është në lëvizje.
Në serial, lidhja fizike dhe shpirtërore mes karaktereve përshkruhet mjaftë mirë. Nate Jacobs (Jacob Elordi) është një nxënës i shkollës së mesme i cili pasigurinë e tij për identitetin seksual mundohet ta maskojë me agresion. Në anën tjetër,një vajzë e posa ardhur në shkollë Jules Vaughh (aktore Hunter Schafer) është një vajzë transgjinore e cila një natë kryen marrëdhënie seksuale me të atin e djalit që përmedet më lartë. Cal, i ati i Nate, mundohet t’a fsheh identitetin e tij seksual duke krijuar marrëdhënie seksuale të cilat zgjasin një natë dhe duke i incizuar këto të fundit. Nate, mes gjithë kësaj turbulence të krijuar, është i vetëdijshëm për aktin joligjorë që i ati bënë dhe vazhdimisht i shikon videot e tij. Kur Nate zbulon videon e Jules, ai mundohet të mbulojë frikën dhe brengën për zbulimin e identitetit seksual të të atit nga shoqëria duke rritur nivelin e agresionit të tij ndaj saj. Madje ai e kërcënon dhe e malltreton Jules, por jo vetëm këtë të fundit. Edhe pse me vetdëshirë, Jules është një vajzë e mitur dhe si e tillë bënë që babai i Nate të fitojë emrin pedofil, e përshkak të kasetave të incizuara që posedonte- të quhet mes tjerash psikopat. Duke kaluar nga epizoda në episode tensioni mes këtyre të dyve, madje edhe mes Rue (aktore Zendaya) e cila krijon lidhje dashurie me Jules], dhe Nate rritet. Seriali në baza shumë reale transmeton ngushtimin shpirtëror të secilido karakter dhe na mundëson të krijojmë empati e mishërohemi me problemin e tyre. Sado që seriali në mënyrën më të qiltërt shtjellon babain e Nate dhe numëron arsyet pse ai sillet ashtu, seriali dhe krijuesit e tij asesi nuk e humbin të drejtën dhe gabimin. Veprimi i Cal është i pafalshëm dhe si fund dënohet pikërishtë nga ai i cili është munduar me mish e me shpirtë ta fsheh. Nate, i ofron audiencës katarsiz, duke i dhënë dënimin e merituar të atit, burgun.
Seriali në fjalë, tregon të gjithë mendimet e mundëshme që lindin në kokën e një të riu i cili frikësohet se jeta e tij intime do të shpërndahet. Një e mitur e cila ballafaqohet me dhunë psiqike është Jules. Ajo dhe Cal, janë të pavetëdijshëm për aktin që po bëjnë. Ata të dy nuk e dine se janë pedofil dhe viktima. Kjo është një nga temat që më së shumti më ka bërë përshtypje në serial përveq asaj se videoja e Cal e Jules, do të dëmtonte ato dhe njerëzit përreth tyre, në këtë rast Nate dhe Rue. Seriali prandaj, në mënyrë më delikate shpejgon reagimet e Nates në lidhje me këtë çështje.
Euphoria është serial i cili në vitin e fundit ka arritur një shikueshmëri të evidentueshme. Ngjyra e kaltërt e skenat one-shot si ajo e epizodës së katërt gërshetojnë jetët e karaktereve. Videoja e aktit seksual të Cal me Jules, prej epizodës së parë deri në fund rrit tensionin në vazhdueshmërinë e veprimeve të karaktereve. Padyshim se e bukura e serialit qëndron në përpjekjen e të mbajturit të fshehur videon përshkakë të arsyeve të ndryshme. Jeta e një njeriu nuk është një video tre minutshe por një video tre minutshme mund ti jep fund jetës së njeriut. Seriali kërkon vëmendje për zbulimin e identitetit seksual të secilit, pedofilisë dhe përderisa ndodhin gjithë këto marrëdhënies me familjen.