Drita Islami shpallet atletja e vitit në Maqedoninë e Veriut

Drita Islami rrëmben për të dytën herë çmimi “Atletja më e mirë” për vitin 2023 të ndarë nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut.

Federata e Atletikës çdo vit kurorëzon atletët më të mirë të vitit në dy kategori, atë të vajzave dhe djemve. Në kategorinë e djemve ky çmim iu dedikua Dario Ivanovskit i cili në Maratonën e Valencisë shënoi rekord me kohë 2 orë, 11 minuta e 53 sekonda. Kurse në kategorinë e vajzave këtë epitet e mori Drita Islami e cila tërë jetën e saj ia dedikoi atletikës.

“Është një nder i madh të marr këtë çmim për herë të dytë! Më shumë se krenare me veten time për punën e palodhur gjatë vitit 2023 me shumë ulje-ngritje, por në krye dhe më shumë se e motivuar për Paris 2024. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Nuk do të isha këtu pa ju”, ka shkruar Ismali në rrejtet e saj sociale.

Atletja e Vitit mes tjerash ka shënuar Rekord Shtetëror në 400m në sallë të mbyllur prej 55.95 sekonda, doli e para në Kampionatin Evropian të ekipeve në Qipro, fitoi në tre diciplina (200m, 400m, 400m me pengesa) në Kampionati Кombëtar Individual për senior.

Related